Spanjë, studjonte për të goditur, arrestohet xhihadisti 51 vjeç

Spanjë, studjonte për të goditur, arrestohet xhihadisti 51 vjeç

Jetonte duke punuar tapicier dhe shpesh i kalonte ditët në bar. Gjithmonë mbante me vete një smartphone, nga i cili ai ndiqte në mënyrë të rregullt udhëzimet që i vinin nga Shteti Islamik, ndaj të cilin ai ishte betuar për besnikëri.

Një burrë 51 vjeç me kombësi marokene, me impati të thellë për ISIS,  u arrestua në Algeciras në Spanjë. Ai ishte në kontakt me disa anëtarë të organizatës në Siri, komunikonte me ta duke u përpjekur të akreditohej si luftëtarë i vendosur i xhihadit.

Burri u prangos në shtëpinë e tij me akuzën e propagandës terroriste.

Në profilet e tij ai përdorte foton e Al Bagadi, ishte aktiv në rreth njëzet biseda terroriste, disa prej të cilave me bashkëpunëtorët e ISIS. Në shtëpinë e tij u gjet një manual i përgatitjes së sulmeve terroriste.

Spanja ka rritur nivelin e kërcënimit nga terrorizmi. Niveli i kërcënimit është rritur nga katër në pesë që klasifikohet si shumë i madh.

Shtetet e tjera europiane kanë paralajmëruar të gjithë shtetasit e tyre respektivë që do të vizitojnë vendin, që të jenë posaçërisht të kujdesshëm.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka vënë në funskion përmbi 40 mijë forca të rendit në të gjitha pikat kryesore turistike.

Ata do të qëndrojnë në pikat më të popullarizuara duke përfshirë plazhet, hotelet, restaurantet dhe stacionet deri në fund të sezonit veror.

Ka pasur paralajmërime të shumta nga agjencionet e intelegjencës për sulme terroriste në Spanjë andaj edhe vendi është vënë nën gatishmëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik