Spanjollët: Shqiptarët trafik kokaine, jo vetëm me avion, por edhe në banane, rekrutuan zyrtarët kolumbianë

Spanjollët: Shqiptarët trafik kokaine, jo vetëm me avion, por edhe në banane, rekrutuan zyrtarët kolumbianë

Foto ilustruese

Spanjollët nuk kanë asnjë dyshim që janë shqiptarët në krye të bandës që trafikoi një ton kokainë nga Kolumbia në Madrid. Të arrestuar janë dy shqiptarët Arjan Ndoci, që fshihej nën identitetin e vjedhur Dritan Gradica edhe Julian Deblini, që dyshohet se emrin e vërtetë e ka Julian Gjoka nga Lezha.

Sipas medieve spanjolle, shqiptarët e trafikonin kokainën e pastër nga Kolumbia në Madrid, jo vetëm me avionë të vegjël, por edhe të fshehur në kontenierët e bananeve. Ata e përshkruajnë rrjetin si shumë të fuqishëm, ndërsa kishin rekrutuar zyrtarë dhe punonjës të aeroporteve kolumbiane për të lëvizur kokainën.

Gjithashtu mes autoriteteve të dy vendeve, Spanjës dhe Shqipërisë po hetohet nëse kokaina e kapur në Madrid ka lidhje me atë që u sekuestrua në Durrës në 28 shkurt, 613 kg, ndërsa deri tani ka tre të arrestuar, pronari i kompanisë që kishte kontenierin me banane, administratorin e ‘Arbi Garden’ dhe shoferin. Nga të arrestuarit në Kolumbi është edhe Lelio Nevardo Ávila Santana, i cili furnizoi shqiptarët me kokainë, ndërsa në rrjet dyshohet se është edhe një femër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/05/2018 17:58

    Spinjollët kanë trafikuar gjithçka që nga koha e Konkistadorëve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip