Spanjë, pandemia nuk ndalon 90 vjeçarin të mbajë dashurinë e tij gjallë

Spanjë, pandemia nuk ndalon 90 vjeçarin të mbajë dashurinë e tij gjallë

Dashuria nuk është ajo çfarë thua por ajo çfarë bën dhe historia e Xavier Antó dhe Carmen Panzano, është shembulli më i mirë i kësaj shprehje.

Të ndarë fizikisht nga njëri-tjetri qëkur pandemia goditi Spanjën, të dy në të nëntëdhjetat e tyre, kanë shërbyer si frymëzues të brezit të ri dhe kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen të fuqia e dashurisë.

Çifti është martuar për 65 vjet dhe asnjëherë më parë nuk ka kaluar kaq shumë kohë larg njëri-tjetrit.

Shtëpia e pleqve në Barcelonë, ku Carmen jeton është e mbyllur për vizitorët  për më shumë se një vit për të mbrojtur banorët nga COVID-19.

Xavier shfaqet tre ose katër herë në javë në dritaren e katit të parë për të kaluar kohë me gruan e tij.

Punonjësit nga azili i sigurojnë atij një karrige dhe e sjellin Carmen në anën tjetër të dritares. Xavier i tregon asaj fotot e të nipërve dhe mbesave në telefonin e tij për të luftuar efektet e sëmundjes së saj Alzheimer.

Kur ai vjen për vizitë, gruaja dhe burri vënë duart në dritare dhe i dërgojnë puthje njëri-tjetrit. Për shkak të dritares ata nuk mund të dëgjojnë njëri-tjetrin, por Xavier thotë se preferon këtë lloj takimi me atë dhe të mos e rrezikojë të dashurën e tij.

Çifti është vaksinuar, por shtëpitë e pleqve në Spanjë janë ende nën kontrolle të forta pasi dhjetëra mijëra të moshuar të vendit vdiqën në institucionet e kujdesit gjatë muajve të parë të pandemisë.

"Unë vij aq shpesh sa mundem dhe do ta bëj aq kohë sa më lejon trupi," thotë Xavier. "Po të isha i sëmurë, ajo do të bënte të njëjtën gjë për mua".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia