Spanjë , shkatërrohet banda italo-shqiptare, sekuestrohen 300 kg kanabis

Spanjë , shkatërrohet banda italo-shqiptare, sekuestrohen 300 kg kanabis

Në kuadër të operacionit Vergel , agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë shpërbërë në qytetin Fuengirola (Malaga) një organizatë kriminale, me origjinë Italo-Shqiptare, të cilët merreshin me trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës dhe hashashit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 239 kilogram marijuanë të paketuar në vakum dhe shpërndarë në çanta dhe 60.5 kilogramë marijuanë. Ndërkohë që u arrestuan 8 persona, 5 prej të cilëve gjenden aktualisht në paraburgim.

Aksioni policor, i quajtur Operacioni Vergel, filloi në fund të Janarit, kur agjentët e UDYCO nga Stacioni Lokal i Policisë Fuengirola mësuan për ekzistencën e kësaj organizate kriminale kushtuar trafikut të drogës. Grupi kriminal merrete rezidenca me qera në trë qytete të ndryshme të provincës së Malagas. 

Kamioni që do të përdorej për të transportuar lëndët narkotike u kap disa minuta para se të nisej ngarkesa. Policia sekuestroi  një kamion, gjashtë makina, 16 celularë dhe 8,460 euro, përveç drogës së sekuestruar.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat