Spartak Braho për fushatën e Metës: Të ndalohet me forcë! Basha i çmendur, nxit vrasje me tubimet elektorale

Me dalje në terren dhe përfshirjen në fushatën elektorale të Presidentit Ilir Meta, kreu i shtetit ka shkelur me të dyja këmbët ligjin. Me këtë argument kandidati për deputet, socialisti Spartak Braho për Report Tv thotë se ky aktivitet i Metës duhet të ndalohej me forcë.

"S’ka ndodhur ne asnjë vend të botes që presidenti të dalë në fushatë, është shkelje e hapur e ligjit duke u bërë palë në fushatë, nëse do kishim parametra të shtetit të së drejtës do ndalohej me forcë. Ai krahason veten me Ismail Qemalin dhe kërkon ta çlirojë", tha Braho.

Braho nuk ngurron të etiketojë të çmendur liderin e PD-së Lulzim Basha.

"Fushata që po zhvillon Partia Demokratike nxit vrasjen e shqiptarëve, duke u grumbulluar në atë formë. Lulzim Basha është i cmendur dhe po kryen krim gjenocidi", shtoi ai.

Ngjarjen e rëndë në Rinas, Braho e quan tentativë të dështuar për grusht shteti.

"Ngjarja e rinasit është  teper e rëndë. Përgjegjësi kan ata qe e nxitën at ngjarje e bllokuan shtetin,  dhe në kushtet kur SHBA dhe NATO do të luajn loj ushtarake përball rrezikut Rus me nuanca problematike.Tentativat për at mini grusht shteti dështoi", vijoi më tej Braho.

I renditur i 28 në listën e PS në qarkun e Tiranës, Spartak Braho shprehet i bindur për fitore. Nëse nuk fiton në zgjedhjet e 25 Prillit, Braho shprehet se do i dedikohet librave dhe do të vazhdojë jetën e një politikani në vëzhgim

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 13/04/2021 21:04

    Politizimi i Ilir floririt ne fushate eshte turpi i radhes por kush duhet te nderhyje per ta ndaluar kete te cmandur. Asnje president ne keto 30 vite nuk e ka bere kete maskarallik....

    Përgjigju
  • KUJDES!: 13/04/2021 20:07

    Fatkeqësi, fatkeqësi, pa fund fatkeqësi. E si mund ta duash e ta besosh se ekziston 'demokracia', kur ajo i len hapësirë të mendojnë e të thonë e mbi të gjitha të veprojnë vemjeve e ........ të tilla. Fjala 'demokraci' është zvogëluar pa fund e shkronjat e saja vinë gjithmonë e duke u zvogëluar e zvogëluar pa rreshtur, e tani mund të shihen me zor vetëm me një xham zmadhues. Pa dyshim që ajo nuk ekziston e është vetëm një demagogji e mashtrim i pashoq, për të arritur ato që në fakt nuk arrihen: kapjen dhe mbarështrimin e rracës njerëzore dhe fundosjen e njeriut në honet e errëta dhe të thella të ferrit tokësor (se ferri qiellor është tjetër gjë, dhe pakush mund ta arrijë atë). Për parajsën qiellore as që bëhet fjalë, dhe mendoj se askush nga rraca njerëzore nuk e ka arritur. Është ëndërr, e do të ngelet ëndërr. Tani me një sforcim të paparë mund të arrij që ti mbyll këto rradhë me ndjesinë e të qënit sa më real e sa më pak sarkastik, duke pyetur veten e të gjithë të tjerët, (po më shumë veten), se si mund të guxojë një njeri (dykëmbësh) që të ulurijë e pëllasë për ditë 'më votoni mua', si mund të arrihet kjo?!!!!...... Pa dyshim që janë thyer barrierat dhe të gjitha kufitë, padyshim që e keqja ka kapluar dhe urdhëron e udhëheq pa teklif e pa u ndrojtur nga asgjë. Po nga asgjë po ju them. Vetëm thjesht e shkoqur: Të bësh krime e mynxyra e të dalësh pa turp e të paktën një ndrojtje të vogël, e të kërkosh që të udhëheqesh turmën, atë turmë që me gjakftohtësinë e një krimineli biologjik, e keni çuar në humnerë, kjo është maja (e ajzbergut) të kotësisë e njëkohësisht tragjedisë njerëzore. Mos harroni o njerëz, se për tu shkatërruar është gjithmonë shumë më e lehtë. Mjafton një lëvizje e gabuar dhe 'shejtani rrin gati gjithmonë në pritë duke të ruajtur', një kallëp dinamiti dhe shkatërron për një sekondë punën e shumë mëndjeve e krahëve që janë munduar për shumë kohë. Një fije e vogël shkrepseje, djeg një pyll të tërë për një orë. E kështu një votë e hedhur gabim, merr në qafë një komb e një vënd të tërë. KINI KUJDES! VOTËN TUAJ JEPJANI ATYRE QË KANË PUNUAR E MENDUAR MË MIRË. DHE KËTO SOT PËR SOT NË SHQIPËRI JANË PADYSHIM VETËM SOCIALISTËT ME EDI RAMËN. Të gjithë të tjerët janë llum kazani qe DUHEN hedhur në zjarr. Lërini ATA të vazhdojnë punën e tyre edhe të paktën edhe 4 vjet e më pas të shohim. Të gjithë e dimë se çfarë DUHET në fakt, por tani për tani ato janë ëndrra e në realitëtin e vrazhdë dhe konjukturat dhe tmerret e sotme, vetëm Partia Socialiste mund ta drejtojë Shqipërinë dhe Popullin Shqiptar drejt zhvillimit dhe përparimit, ose në rastin më të keq drejt mbijetesës. Bëhu i zgjuar o popull e shfrytëzoje të vetmen mundësi që ke për të ardhmen tënde e të fëmijëve të tu. Duhet që ta duam Atdheun jo vetëm me fjalë. Duhet që ti duam Vlerat jo vetëm me fjalë. Duhet që ti duam Fëmijët tanë jo vetëm me fjalë. "Amor Vincit Omnia" ('Dashuria Triumfon Mbi Çdo Gjë'). KUJDES!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë