Spartak Ngjela në Repolitix: Me qëndrimin e tij Meta provoi se donte që të digjej Kuvendi

I ftuar në Repolitix me gazetarin Denis Minga avokat Spartak Ngjela komentoi deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili tha para Komisionit Hetimor se shtyu zgjedhjet pasi kishte informacione se disa persona do të digjnin Kuvendin. Ngjela tha se me qëndrimin e tij. Meta na provoi se e ka dashur diçka të tillë.

"Presidenti nuk e ka në koptencë të amulojë datë e zgjedhjeve. Presidenti nuk e rrëzon dot akuzën se e bëri se donte t'i hidhte benzinë zjarrit. E aprovoi sot.  Çështja qëndron se deri tani ne dimë sa ai paska marrë një informacion por me qëndrimin e tij na provoi se paska dashur djegien e Kuvendit", tha Ngjela.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Aleati i Bashës zbulon kushtin që i ka vënë liderit demokrat: Duhet patjetër marrëveshje politike

Kreu i PAA, Agron Duka tha në studion e Repolitix se i ka kërkuar krydemokratit Lulzim Basha që të negociojë për Reformën Zgjedhore.

"Ne jetojmë në një situatë absurdi. Nuk kemi gjykatë kushtetuese. Ne kemi 61 bashki që drejtohen nga socialistët. Kemi një rast të vërtetuar dhe disa tjera që po ndiqen ku mund të bëhen zgjedhje prapë. Duhet patjetër të ketë marrëveshje politike. Ne kemi qenë për 13 tetorin por duke parë që nuk ka asnjë lloj vullneti jemi në këtë situatë. Ne i kërkojmë Bashës Reformën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor", tha Duka.

Ora 21:31
Artan Hoxha: Meta ka detyrimin të sqarojë paralajmërimet e bëra! Ja çfarë synon Rama me Komisionin Hetimor

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në studion e Reporlitix se presidenti ka detyrim të thotë se kush ia ka dhënë informacionin për djegien e Kuvendit.

"Presidenti ka një detyrim të na thotë se çfarë informacioni ka patur dhe kush e ka sjellë. Parandalimi nuk e bën dot duke shtyrë zgjedhjet por duke vënë në lëvizje agjencitë ligjzbatuese. Ai la të kuptohej se informacioni i ka ardhur nga shërbimi sekret. Kush donte t'i vinte zjarrit Shqipërisë. Ai sot ka detyrimin të na sqarojë. Më paralajmërimin e tij ai na bëri të mendojmë se me datë 30 do kishte luftë. Edi Ramës nuk do që ta shkarkojë Ilir Metën, por do që ta turpërojë", tha Artan Hoxha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 12/09/2019 09:40

    Perfundimisht ke nevoje per doktor

    Përgjigju
  • Mala: 12/09/2019 09:08

    Meta luajti gjitha legesira njerezore e kombetare,per te ndihmuar opoziten dhe rrenuar mazhorancen.Tash ku nuk I ecen asnjera nga verzionet,i mbeti se dikush paska dasht te djeg Kuvendin,Po kush!?Nuk e thoeka, e paska sekret bile edhe nga Monika, Salihu e Basha?!Habi?!!

    Përgjigju
  • Fredi DOBICI i MALLKUAR: 12/09/2019 08:27

    Je Njèsh Avokat dhe té Lutem mos u ndal ! Rrofsh Njé Mijé Vjet i Dashur Avokat Ngjela ! Bjeru DOBIÇAVE HAJDUTÉ POLITIKANÉ té kétyre 29 viteve , i Dashur Avokat

    Përgjigju
  • Faik: 11/09/2019 22:48

    SUPER AVOKAT NGJELA ! ! ! BRILANT dhe i MREKULLUESHÉM AVOKATI sonte tek Emisioni i Denis Mingés! RROFTÊ AVOKAT NGJELA dhe Shpresoj tè béhet PRESIDENT i SHQIPÉRISÉ

    Përgjigju
  • Shyqo: 11/09/2019 22:17

    O avukat tani e menderose fare merr ato pare si analist dhe ik nuk je me per kete pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot