Speca të mbushur me mish të grirë dhe oriz nga zonja Vjollca

Speca të mbushur me mish të grirë dhe oriz

Përbërësit:

1 kg speca

500 gr mish të grirë

2 qepë

2-3 domate

1 lugē supe oriz për çdo spec

Krip dhe piper të zi

1 lugë çaji nenexhik

2 karrota

Vaj ulliri

Përgatitja

Pastrojmë specat duke larguar farat e tyre. Në një tigan me 3-4 lugë gjelle vaj ulliri mund të kaurdisim vetëm pak qepën, sa të ulë volumin( pa I dhënë ngjyrë), dhe ky process I qepës është opsional. Në tas pëgatisim mbushjen duke vendosur mishin e grirë të pa gatuar, qepën karrotën të grirë në rende ( nga ana më e trashë) dhe domaten të qëruar dhe të prerë në kubikë të vegjël si dhe orizin e shpëlarë për cdo spec një lugë supe, p.sh 10 speca e barabartë me 10 lugë supe oriz, kripë, piper të zi, nenexhik ( I thatë). Lyejmë tepsinë me vaj, vendosim specat e mbushur, I spërkasim sipër me pak vaj dhe pak fare kripë dhe I vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 35-40 min. Nuk I hedhim ujë pasi mishi dhe perimet do të nxjerrin ujin e tyre.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë