SPECIALE/ Kupa e parë në histori, përjetohet si finale Botërori në Rrogozhinë! Tifozët e Egnatias: S’keni parë gjë akoma (VIDEO)

Qyteti i Rrogozhinës nuk ka shumë aktivitete për të ndjekur, por kohët e fundit futbolli i ka bërë bashkë njerëzit. Kjo jo pa arsye, pasi klubi i Egnatias në sezonin e dytë në Superligë ka arritur të kualifikohet në Kupat e Europës. Jo vetëm kaq, por së fundmi morën edhe Kupën e Shqipërisë kundër Tiranës. Historikë për qytetin, pasi më herët asnjë trofe elitar i futbollit Shqiptar nuk kishte mbërritur në Rrogozhinë.

“Shumë të lumtur jemi sepse nuk ka kënaqësi më të madhe. Ishte e merituar. Falë presidentit ndodhi. E ndoqa në stadium për Kupën. Unë jam bërë tifoz me Egnatian sëfundmi, pasi më herët nuk e kam ndjekur futbollin,”-u shpreh një tifoz.

“Këtë e prisnim dhe kjo do mbahet në histori. Kur ka ndeshje këtu te lokali im s’ka vend. Si këtë herë s’ka ndodhur asnjëherë. Me gra, burra dhe fëmijë dolën në qytet për ekipin. Eurot këtu janë të papame për ekipin. Që i sjellin tifozët,”-deklaroi një tjetër tifoz.

Në finalen e Kupës së Shqipërisë të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ Egntia fitoi 1-0 kundër Egnatias pas 120 minutave lojë. Koha e rregullt u mbyll me porta të paprekura pavarësisht se kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 20, ndërsa në shtesë braziliani Jekson realizoi golin historic për Rrogozhinasit. Egnatia për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar arrin të fitojë një trofe elitar.

“E kisha menduar dhe premtuar se që kur isha në Kategorinë e Parë thash do fitojmë Kupën. Ndodhi më herët. Kjo më mirë akoma. Kemi blerë edhe 3 futbollistë për Kupat e Europës, por emrat s’i bëjmë me dije,”-tha Agim Demrozi, president i klubit.

“Ne shfaqëm objektivat tona në gusht që ishte Kupa Uefa dhe këtë fatmirësisht e arritëm dy javë para fundit të kampionatit, duke fituar edhe një Kupë. Besoj me këtë arritje kam përshëndetur të gjithë skeptikët që ishin kundër meje,”-deklaroi Edlir Tetova, trajneri i klubit.

Edhe pse ora shënonte më shumë se 23, të enjten me datë 1 qershor Rrogozhina priti heronjtë e tyre në qendër të qytetit. Me qindra qytetarë ndenjën zgjuar për të pritur ata që i sollën trofeun e parë në histori, duke kënduar dhe brohoritur. Edhe nëse trofe të tjerë do vijnë në Rrogozhinë, padiskutim që ky i Kupës së Shqipërisë kurrë nuk do të harrohet.

“Jam shumë tifoz dhe në rradhë të parë i uroj për suksesin. Presidenti bëri të mundur që edhe një qytet i vogël të dëgjohet kaq shumë. Nuk do e lejnë me kaq. Nuk keni parë gjë akoma. Egnatian do e shihni nga sot e tutje. Është një ekip që edhe federata duhet ta bëjë mend mirë kur ta gjykojë, albritojë dhe paragjykojë nga sot e tutje. Kam që nga 1982 që e ndjek ekipin dhe i mbaj mend mirë të gjitha ndeshjet. Edhe Superkupa do vijë në Rrogozhinë se ne ia kemi ulur përherë hundët Partizanit,”-u shpreh një tjetër tifoz.

“Shkojë në stadium çdo ndeshje. Këndon: Në çdo stadium që shkojmë, çdo gol që shënojmë, unë do je maty, do jem me ty,”-tha një tjetër tifoz.

“Mu bë shumë qefi që Egnatia fitoj. Unë nuk shkoj në stadium se jam 72 vjeçe, por futbollistët i kam takuar dhe janë shumë çuna të mirë. Më japin nga 50 lek, 100 lekë. I du fort brazilian. Janë të mirë, njerëz si ne janë,”-u shpreh një zonjë në nevojë që qëndronte në rrugët e Rrozhinës.”

 

Kjo është Rrogozhina, një qytet i vogël që jetën e ka të lidhur tani me futbollin. Çdo person që takova këtu është e pamundur të mos dijë shumë për skuadrën. Ëndrrat e tyre janë në sinkron me klubin e Egnatias.”

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/06/2023 02:42

    Kane plot te drejte te festojne./Patriotet/ kane fituar 6 here Super Bowl-in dhe prape jane pritur nga tifozet e qytetaret cdo here sikur eshte hera e pare.Egnatia ka nje rruge te veshtire perpara,por shijoni cdo moment,sepse eshte historik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat