SPECIALE/ Mjekët e FA në terren për komunitetin, në vijë të parë përballë COVID -19! Bluzat e bardha tregojnë betejën e tyre në Report Tv

Nuk janë të dukshëm por ndodhen në vijën e parë të luftës anti-Covid. 30 mjekë dhe infermierë të Spitalit Ushtarak përbëjnë ekipin shëndetësor që kujdesen kryesisht për forcat e Ushtrisë dhe familjarët e tyre. Fillimisht ishin vendosur në një çadër para spitalit të Traumës. Kurse tani janë integruar bashkë me mjekët e tjerë si një mision i përbashkët për t’i ardhur në ndihmë popullatës edhe asaj civile. Në krye të njësisë mjekësore ushtarake është doktor Rushan Muhameti,  tha se mjetët e FA janë në simbiozë me spitalin e Traumës.

 “Njësia mjekësore Ushtarake, pranë Spitalit të Traumës ka si mision sigurimin shëndetësor të Forcave të Armatosura, familjeve të tyre dhe ish-ushtarakëve, njëkohësisht dhe të popullatës civile. Ne këtu punojmë në simbiozë me spitalin e Traumës ku gjithë personeli jonë është integruar në spitalin e Traumës dhe paralelisht punohet me personelin e Traumës. Çdo personel i joni është i angazhuar  në çdo punë që ka dhe spitali i Traumës. Por kryesisht ne jemi për Forcat e Armatosura. Ne menjëherë sa u dha urdhri i ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes në luftë kundra Covid-it, direkt njësia mjekësore ushtarake me urdhër të shefit të shtabit, vendosi çadra për karantinën. U vendosën mbrapa godinës sonë dy çadra të cilat bënin shërbim 24 orësh për karantinimin e të sëmurëve para se të hynin në spitalin e Traumës. Kjo do shërbente shumë sepse për të ruajtur personelin që është një aset i çmuar. Më pas janë bërë të gjithë ekzaminimet dhe tamponimi i të gjithë personave që do të ikin jashtë shtetit për misione, qoftë shkolla, qoftë përfaqësi diplomatike. Njëkohësisht janë bërë tamponim dhe të sëmurëve që kanë pasur kontakt me të sëmurë të diagnostikuar me Covid. Njëkohësisht është bërë tamponimi i të gjithë personave, studentëve apo atyre që do futen në shkollat ushtarake dhe familjarëve të tyre. Paralelisht i është dhënë dhe ndihmë në shtëpi, qoftë me personel qoftë dhe nëpërmjet telefonit për çdo të sëmurë që ka kërkuar ndihmë sidomos për Forcat e Armatosura”, tha mjeku pneumolog Rushan Muhameti, i cili është dhe drejtor i Spitalit Ushtarak.

Doktor Rushan Muhameti sugjeron se nëse jeni në fazat e para të simptomave dhe vijon me temperaturë, pacienti duhet të ketë kontakt me pneumologun sa më parë. Deri më tani Njësia Mjekësore Ushtarake ka kryer rreth 1085 testime kurse 150 persona kanë rezultuar pozitiv.

“Koronavirusi është një virus respirator. Dhe duke qenë virus respirator detyrimisht pneumologët janë në vijë të parë, midis tyre dhe unë. Pavarësisht se jam drejtues i Njësisë Mjekësore Ushtarake, por punë kryesore të specialitetit tim e kam kryer bashkë me stafin tjetër të SUT. Ne kemi pasur shumë raste që ditët e para vijnë me një rrufë të lehtë. Pas 2 ose 3 ditësh shikojmë një komprometim të funksionit pneumonar duke rënë saturimi, duke rënë dhe parametrat dhe mendoj që menjëherë që shikon i sëmuri që temperatura nuk i bie, atëherë detyrimisht duhet të marri kontakt me pneumologun. Asnjëherë i sëmuri nuk mund të marri antibiotikë apo antikovulant apo kështu skepa tipike copy-paste, dhe në fund fareprecipiton gjendja. Mendoj që kontakti me pneumologun gjithmonë duhet të jetë i pari në qoftë se ka komponentë pneumonar”, shtoi më tej Muhameti.

“Unë kam kontakt të drejtpërdrejt me personat por ende nuk jam prekur me covid”, shprehet Egla teksa merr tamponët e ardhur këtë mëngjes. Egla Berami e izoluar me veshjen speciale, ia ka dalë mbanë për 8 muaj me radhë në këtë terren të panjohur. Pranë Njësisë Mjekësore Ushtarake, 40-vjeçarja është teknike laboratori.

 “Unë personalisht akoma jo, sepse kam qenë e mbrojtur gjatë gjithë kohës. Kemi 8 muaj që po punojmë. Kemi pas vështirësi, kemi hasur edhe gjatë verës vështirësi me veshjen por prap i kemi përdorur. Falenderojmë për masat që kanë marrë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes. Rreziku është por ne jemi të veshur me masat mbrojtëse dhe rreziku do jetë më i ulët. Po u mbrojte, po u veshe me masat mbrojtëse, je i mbrojtur. Në shtëpi shkojmë por me frikë sepse mos ja transmetojmë dhe familjarëve nëse ne do kontaminohemi me virus. Para se të lë punën, unëdezinfektohem që në ambientin e punës. Pastaj ndërrohem, vishem dhe bëj desinfektimin para se të hyj brenda”, tha Berami.

Çdo ditë e javës është një sfidë e re edhe për mikrobiologen Akela Beqaj. Në 10 vite pranë Spitalit Ushtarak,Beqaj tregoi për Report Tv se kjo situatë i ka lënë në gatishmëri në çdo ditë të javës përfshirë dhe ato të festave.

 “Ashtu si gjithë komuniteti shëndetësor edhe personeli shëndetësor i Forcave të Armatosura është rreshtuar në vijën e parë të përballjes me sfidën Covid-19. Ne që në fillim të vitit kemi filluar kryesisht me informacionet mbi mënyrën e transmetueshmërisë të koronavirusit të ri të cilët kanë qenë në garnizone përkatëse, personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe më gjerë. Me shpërndarjen e protokolleve të ministrive përkatëse dhe ndërkohë në terren me kontrollin e masave  zbatuese higjeno-sanitare në këto reparte dhe garnizone. Prioritet për ne ka qenë siguria dhe mbrojtja e personelit i cili do operonte me pacientët të suspektuar me Covid,por edhe me pacientët Covid pozitiv më tej. Pra fillimisht kemi filluar trajnimet me qendrën kombëtare të emergjencave mjekësore për të gjithë personelin dhe më tej pastaj të fokusuar tek personeli teknik laboratori dhe infermier që kanë operuar me marrjen e monstrës të këtyre personave dhe të trajnuar nga Instituti Shëndetit Publik. Ndërkohë që marrja e analizës, e tamponit nazofaringal, pra i ashtuquajturi tamponi, është realizuar nga teknikët e laboratorit, nga infermierët e Njësisë Mjekësore Ushtarake, jo vetëm në ambientet spitalore të NJMU por kemi vijuar edhe në terren. Në garnizonin në disa raste, në shtëpinë e pushimit për personat e karantinuar në Durrës dhe më gjerë. Ndërkohë, fokusi ka qenë kryesisht personeli ushtarak i forcave të armatosura të suspektuar si Covid pozitiv, ndërkohë pa harruar dhe kontaktet e tyre të ngushta familjare, kontaktet e ngushta komunitare dhe personelin tjetër të Forcave të Armatosura  në ambientet e punës të përbashkëta. Ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i certifikuar si Covid Free, pra i marrë nga ky personel dhe i dërguar në laboratorin e virologjisë të institutit të Shëndetit Publik, ka qenë për persona të cilët kryejnë misionet e tyre në vendet e aleancës si misione ushtarake. Ndërkohë që një punë e vazhdueshme dhe pa ndërprerje gjatë gjithë javës në 24 orë, në bashkëpunim me teknikët e laboratorit me mjekët klinicist specialist bëhet nga mjeki epidemiolog i cili është gjatë gjithë kohës në terren për hetimin epidemiologjik, për gjurmimin e rasteve që lidhen me kontigjenten e Forcave të Armatosura dhe familjarëve të tyre. Kjo ka filluar që në periudhën e marsit dhe vazhdon me ngarkesë të plotë dhe tani që flasim ne. Ky personel është në gatishmëri gjatë gjithë kohës duke përmendur ditët e festave, ditët e pushimit. Gjatë gjithë periudhës ka qenë në punë”, tha mikrobiologja, Beqaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pervjetori: 29/11/2020 17:29

    Beteja e vertet do jet kur te bi ndeshkimi Zotit mbi ndyrsirat e ndyrsirave,edhe mjeksia e sotme hyn ke ndyrsirat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’