Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Ja recetat më efikase me uthull molle, kurojnë tensionin, diabetin dhe dhimbjen e kyçeve

Në rubrikën e kësaj të hëne ‘ Bima dhe Shëndeti’ në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja foli për mrekullitë e mollës së egër, si një kurues i shumë sëmundjeve. Sipas specialistit Ylli Merja është një gjë vërtet e rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Mollët e egra e kanë sezonin e vjeljes në fund të gushtit. Ajo përsa i përket përhapjes territoriale është e përhapur pothuajse kudo. Ajo ka me tepri acidin malik por edhe acide të tjera, por nuk mungojnë edhe shumë mikroelementë si kaliumi, fosfori, magnezi,hekur, shumë e dobishme për peptinën” tha ndër të tjera mjeku popullor.

Uthulla e mollës është një kurues shumë i mirë si për temperaturën e lartë ashtu edhe për sëmundje të tjera në organizëm. Mjeku popullor Ylli Merja sygjeron përdorimin e uthullës përmesa disa maskave të ndryshme sipas probleme shëndetësore që kanë:

Uthulla për uljen e temperaturës së lartë

Lagim dy Garza me uthull molle. Vendosim njërën tek balli dhe tjetrën tek barku, poshtë kërthizës. Lëreni deri sa temperatura të ulet afër 37 gradë Celsius.

Uthulla pëe diabetikët

Para buke fëmijët mund të pinë 3 herë nga 1 lugë kafe uthull molle me ½ gotë ujë dhe 1/2 lugë kafe kanellë. Të rriturit  duhet të konsumojnë 3 herë nga 1 lugë çaji uthull molle me 1 gotë ujë dhe 1 lugë kafe kanellë.

Për uljen e tensionit të lartë

Pihet në ëmngjes 1 gotë ujë dhe 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1-2 thelpinj hudhër.

 Për djegien nga dielli

Hedhim në një gotë, 1 filxhan kafe uthull molle dhe 6-8 pika ekstrakt livando ose sherebel, 1 lugë çaji vaj kokosi ose vaj basami. Lyeni trupin 1 ose 2 herë.

Për dhimbjen e kyçeve

Uthull molle, kripë 1 lugë çaji. Lagim napën e vendosim tek gjunjët dhe e lëmë 2-3 orë.

Uthulla e mollës ndalon lemzën. 1 gotë çaj me mendër, 1 lugë çaji uthull molle. Konsumoni 2-3 gota në ditë.

Për mykun në lëkurë dhe zbokthin:

Lagim një garzë me uthull. Lyeni lëkurën, thonjtë ose skalpin e kokës.

Për largimin e parazitëve nga floku:

Hedhim në një filxhan çaji kafe, uthull molle dhe dhjetë thelpinj hudhër. Lëre 1 orë. Lyejni skalpin e kokës 1 herë në ditë, mbështill flokun me shami.

Ai sygjeron një maskë me uthull molle dhe kripë për të qetësuar dhimbjet e ndryshme në organizëm.

Maska me uthull molle dhe kripë:

Qetëson dhimbjet dhe ul edermat

Hedhim në një gotë 50-60 ml uthull molle, një lugë çaji krip të zezë dhe 30-40 ml ujë.

Lagim një garzë me këtë tretsësirë dhe e mbështjellim rreth vendit që kemi dhimbje. Mbajeni 2-3 orë. Kjo bëhet 2 herë në ditë.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij