Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Shikoni me kujdes thonjtë tuaj dhe kuptoni se nga cila sëmundje vuani

Në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja trajtoi sëmundjet e thonjve dhe  cilët janë shkaktarët kryesorë për shumë sëmundje të tyre:

Nga kërpudhat mykotike, ekspozimi ndaj kimikateve, bakterieve, etj, mungesa e mikroelementëve hekur, kalcium, zink, Vitaminës A etj, mjekimet me kimioterapi, prani limfedemash, mungesë oksigjeni në gjak, çrregullimet fiziologjike gjatë rritjes së thoit” ishin disa nga shkaktarët që renditi ai.

Sipas mjekut popullor sëmundjet e thonjve mund të jenë nga më të ndryshmet. Më poshtë keni të listuara më kryesoret prej tyre:

- Myku (Onycomycosis) Shkaktohet nga mikrokërpudhat

- Thonj me pika (Psoriasis) Tregon mungesë zinku

- Njolla ose hollim i thoit(Liken plans) Inflamacion

- Ndarja e thoit nga shtrati(Onycolysis) Nga kimikatet , alergj, myk

- Infeksioni i mishit rreth thoit(Paronychia) Shkaktarë bakteriet ose myku

-Thonj që këputen(Onycorrhesis) Shkaktarë  mungesa e Fe,Ca,Zn,Vit A

- Thonj të gjelbër(Pseudomona).Infeksione nga bakteriet e lavamanit , vaskës

- Vijat me rrudha për së gjati, mungesë Fe,Ca,Zn

- Vija horizontale. Linja Beau-Reill. Ndërprerje e rritjes së thoit për shkak të kimioterapive

- Thoi i ngritur në mes si xhami i orës. Një keqfurnizim me oksigjen i thoit.

- Thua si grope, tregon mungesë hekuri

- Thonj të verdhë, Edema limfatike ose infeksion në rrugët e frymëmarrjes

- Thonj të fortë që nuk priten, mungesë trajtimi ose tepricë mikroelementesh

Specialisti i bimëve sugjeroi këtë recetë për infeksionet e ndryshme të thonjve:

"Në 1.5 litër ujë zieni 4-5 minuta 2 lugë dëllinjë dhe 2 lugë rigon Kullojmë çajin dhe  hedhim 1 lugë çaji me sodë buke. Shpëlajmë duart ose këmbët me çajin 2 herë në ditë. Pasi thahen mirë duart ose këmbët vendosim propolis me rigon  dhe pasi të thahet propolis vendosim krem myku" tha mjeku popullor. 

Ndërsa tregoi edhe mënyrën se si mund të trajtoni thonjtë e fortë:

''Fusni këmbët në ujë të ngrohtë me sodë buke, 3 litra ujë dhe 1 lugë supe sodë buke për 10-15 minuta. Më pas vendosni mbi thonjtë 2-3  pika esencë rigoni dhe përsëriteni 2 herë në ditë. Pas 3-4 ditësh prisni thonjtë e forcuar" këshilloi ai.

Mjeku popullor këshilloi përdorimin e këtyre bimëve dhe vajrave bimorë që ndihmojnë në kurimin e problemeve të ndryshme që mund të keni me thonjtë tuaj.  Kombinimi i tyre do t’ju ndihmojë që të shikoni rezultate të menjëhershme.

-Vaj ulliri, mjaltë dhe lëng limoni

-         Çaji me sodë dhe kripë

-         Vaj kokosi

-         Propolis me rigon

-         krem myku

-         Dëllinjë dhe rigon

-         Esencë rozmarine

-         Esencë rigoni

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja