Spektakël në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike! 1 minutë heshtje për viktimat e COVID në të gjithë botën! Vetëm 950 spektatorë në stadium

TOKIO- Me një minutë heshtje në nder të viktimave të humbura për shkak të COVID-19 është çelur zyrtarisht ceremonia spektakolare e Lojërave Olimpike 'Tokio 2020'. Pas një viti të gjatë pandemik, 11 mijë sportistë elitarë nga 207 vende të botës kanë zbritur tërë emocion në stadium dhe ashtu siç e do tradita është mbajtur parakalimi i sportistëve me flamuj në duar.

Ceremonia e hapjes së këtij viti e zhvilluar në mes së pandemisë së koronavirusit, duket rrënjësisht ndryshe nga Olimpiadat e mëparshme. Një stadium gjigant që mund të presë deri në 70 mijë sportdashës, sot duket totalisht i zbrazët, me një numër drastik prej 950 spektatorësh të pranishëm. Por, organizuesit e Lojërave Olimpike kanë menduar edhe për këtë detaj. Ulëset e stadiumit janë veshur me  ngjyra të ndryshme për të krijuar imazhin e spektatorëve dhe për të 'ngrohur' zemrat e sportistëve.

Në sytë e gjithë botës u ngrit krenar edhe flamuri shqiptar nga ekipi i përbërë prej 9 sportistësh të cilët këtë vit synojnë të shkruajnë histori. Flamuri Kombëtar u mbajt nga atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Calja. Për të mbështetur ekipin shqiptar është e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ka uruar sportistët teksa ka theksuar se do të bëjnë krenarë flamurin kuqezi.

"Urimet më të përzemërta ekipit olimpik dhe shumë suksese sportistëve tanë në disiplinat respektive ku garojnë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Jam e bindur që do të dalin faqebardhë si përherë, duke na bërë akoma më shumë krenarë për flamurin tonë kuqezi", shkruan Kushi.

Në total në Lojërat Olimpike do të marrin pjesë mbi 11.240 atletë, të cilët deri më 8 gusht, do të konkurojnë 33 gara sportive, me një total prej 339 eventesh me medalje dhe me pesë sporte të reja të ndërfutura me 34 evente shtesë. Bëhet fjalë për sporte si karateja, skatebord, ngjitja vertikale, baseball/softball dhe sërfi.  Lojëral Olimpike në Tokio, përveç pandemisë do të mbahen mend për pjesëmarrjen e madhe të sportisteve femra me 48.8% e totalit dhe për medaljet olimpike të prodhuara nga materiale celularësh të ricikluara.

Lista e spotistëve shqiptar që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 'Tokyo 2020':

1. Luiza Gega/ Atletikë
2. Matvei Petrov/ Gjimanstikë Artistike
3. Manuela Deliaj/ Qitje
4. Indrit Cullhaj/ Judo
5. Kledi Kadiu/ Not
6. Briken Calja/ Peshëngritje
7. Nikol Merizaj/ Not
8. Izmir Smajlaj/ Atletikë
9. Erkand Qerimaj/ Peshëngritje

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:06
Shqipëria në Lojërat Olimpike në Tokio 2020, Rama uron ekipin: Suksese

 

Përmes videos së parakalimit të ekipit shqiptar në ceremoninë e fillimit të Lojërave Olimpike, Kryeministri Rama i ka uruar suksese ekipit shqiptar në Tokio 2020

Lojërat Olimpike në Tokio të Japonisë duhet të ishin mbajtur një vit më parë, por si shumë kompeticione e evenimente u shtynë me 1 vit për shkak të pandemisë. Shqipëria përfaqësohet në këto lojëra me 9 lojtarë.

 

Ora 13:48
Me flamurin kombëtar, 9 sportistët shqiptarë parakalojnë në Lojrat Olimpike

9 sportistët shqiptarë kanë parakaluar në Lojrat Olipike në Tokio, teksa po zhvillohet ceremonia e hapjes, ndërkohë që mbajnë flamurin kombëtar në krahë. Flamuri kombëtar u mbajt në atletja Luiza Gega dhe nga peshngritësi Briken Calja.

Sportitët shqiptarët që do të marrin pjesë në  Lojërat Olimpike 'Tokyo 2020': Luiza Gega/ Atletikë, Matvei Petrov/ Gjimanstikë Artistike, Manuela Deliaj/ Qitje, Indrit Cullhaj/ Judo, Kledi Kadiu/ Not, Briken Calja/ Peshëngritje, Nikol Merizaj/ Not, Izmir Smajlaj/ Atletikë, Erkand Qerimaj/ Peshëngritje.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/07/2021 22:44

    Japonezet kishin njoftuar se ceremonia do ishte e thjeshte,kuptohet pse.Ceremonia me pelqeu,por prisja qe spektali te anonte me shume nga ana tekno-dixhitale ne vendin qe eshte kampion per keto gjera.Vendi ku u ndez flaka perfaqeson malin Fuji te Japonise (nje mal i shenjte per ta,si Tomorri per shqipot)dhe ai globi siper perfaqesonte Henen mbi mal dhe ne fund u hap si lule lotusi,nje lule shume e rendesishme ne kulturen japoneze.Me vjen keq qe nuk keni vene nje foto ose nje video nga planeti i Tokes me kontinentet qe qendronte pezull ne qiell,e krijuar nga mijera drone.Mendoj qe ishte gjeja me spektakolare e ceremonise.Megjithate ju uroj sportisteve tane suksese ne garat e olimpiades!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet