Spiropali ironizon Metën pas konferencës: Sa të ketë Lulin e Monën nuk pyet për Amerikën e Europën

Spiropali ironizon Metën pas konferencës: Sa të ketë Lulin e Monën nuk pyet për Amerikën e Europën


Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Metës ku ky i fundit tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të mos marrë parasyshë dekretine tij është një akt pa peshë juridike.

Spiropali ka shkruar se Ilir Meta kërkon t'u mbyll gojën botës se në Shqipëri vendos ai se kur do të votojë populli. Më pas Spiropali shkruan duke ironizuar Metën sa të ketë Lulin dhe Monën me vete nuk pyet për Amerikën dhe Europën.

Pikërisht këtë fjalë pa u ndryshuar asnjë presje i ka shpërndarë edhe kryeministri i vendit Edi Rama.
 
"Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën - historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!" shkruan Spiropali.


Lajmi kryesor:

'Zgjedhjet i kam anuluar në Shqipëri...', Rama-Metës: Kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos ai...


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë