Rithemelimi do debat/ Elisa Spiropali: Kërkojnë të na vënë përpara një tabaka të përbaltur, emisioni i RAI-t një pabesi ndaj shqiptarëve

Rithemelimi do debat/ Elisa Spiropali: Kërkojnë të na vënë përpara një tabaka të përbaltur, emisioni i RAI-t një pabesi ndaj shqiptarëve

Pas kërkesës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me dokumentarin e Rai 3, Rithemelimi ka kërkuar që të diskutohet edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Ministrja Elisa Spiropali publikon kërkesën e bërë nga deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa, ndërsa thekson se opozita kërkon që baltën e sulmit mbi Shqipërinë në RAI3 të gatuar në Tiranë, ta servirë në parlament për të kërkuar hesap. Por sipas Spiropalit, mazhoranca nuk do të bëhet pjesë e kësaj loje. Sipas saj, kjo është një pabesi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

"Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin. Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson. E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa. Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe", shkruan Spiropali.

Në reagimin e saj deputetja e Ina Zhupa, theksoi se mazhoranca po kërkon t’i mohojë çdo hapësirë ligjore deputetëve të opozitës për të diskutuar në Kuvend investigimin e publikuar nga RAI3, ku përmendej edhe Shqipëria. Zhupa duke iu referuar kërkesës së saj për thirrjen urgjente të mbledhjes së Komisionit  për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, tha se Rithemelimi i PD po kërkon atë që kanë kërkuar dhe kolegët italian në komisionin përgjegjës për mediet.

“Të frikësuar dhe të zënë në hall duan të mohojnë çdo hapësirë ligjore të deputetëve të opozitës. Spiropali që s’ka asnjë lidhje me Komisionin e Medias, tashmë përgjigjet në vend të Flutura Açkës, pasi e ka bërë rrugë që përgjigjet në vend të Lindita Nikollës”, shkruan Zhupa.

“Duke pasur parasysh që mbledhja e ardhshme e komisionit është mbledhje për vendosjen e kalendarit 3-javor të komisionit, brenda rregullores kam kërkuar një mbledhje të komisionit me qëllim diskutimin e ndërhyrjes së kryeministrit Rama tek drejtuesit e kanalit televiziv RAI 3, si dhe sjelljen dhe deklaratat e tij në raport me mediet dhe gazetarët shqiptarë”, vijon deputetja e PD.

“Ne nuk mund të bëjmë kurrë më pak sesa bënë kolegët tanë italianë në komisionin përgjegjës për këtë ndërhyrje të papërgjegjshme të Edi Ramës ndaj lirisë së medias. Ne duhet t’i bashkohemi atyre në dënimin e këtij akti, si shenjë e qartë e mospranimit ndaj çdo ndërhyrje në lirinë e medias, që do të ishte vrastare për vetë demokracinë e brishtë shqiptare. Heshtja e deritanishme e Komisionit të Medias është ligjërim i një veprimi të rëndë, të papranueshëm, dhe nxit përsëritjen e tij në të ardhmen”, thekson Zhupa.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rama: Në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal! Janë qindra miliona euro të shmangura nga detyrimi tatimor nga ata që quhen oligarkë

Rama: Në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal! Janë qindra miliona euro të shmangura nga detyrimi tatimor nga ata që quhen oligarkë