Spiropali për Report Tv: Rama meriton një mandat të tretë, në zgjedhje me aleat vetëm popullin! Nuk bëjmë shfaqje komisionesh si PD

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ka folur në emisionin "5 Pyetjet" nga Babaramo në Report Tv për largimet para zgjedhjeve në qeveri. Ajo ka deklaruar se kryeministri Edi Rama meriton një mandat të tretë, për të çuar përpara projektet e nisura.

Spiropali tha se kryeministri Rama e meriton edhe një mandat të tretë, pasi sipas saj opozita nuk është e aftë të drejtojë as qeverisjen lokale.  

"Partia Socialiste meriton një mandat të tretë. Edi Rama meriton të jetë kryeministër edhe një herë tjetër. Opozita nuk di të punojë qoftë në nivelin lokal. Kemi dhënë provat si në bashkinë Kamëz, që qytetet kanë rilindur sërish. Në qeverisjen lokale ata bashkitë nuk i ndërtojnë, por i pushtojnë. Bashkitë përdoreshin si mish për top në fushatën e ç'thurur elektorale" tha ndër të tjera Spiropali.

Ministrja ka deklaruar gjithashtu se PS-ja nuk  do të bëjë koalicione, por aleatin e vetëm, do të kenë popullin. 

Spiropali është përgjigjur edhe për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku tha se ka patur një shtyrje të datës për shkak të pandemisë dhe me shumë mundësi asambleja mund të mblidhet online.

"Ka patur një ngërç për shkak të pandemisë. Janë 200 anëtarë që duhet të ulen dhe të dëgjojnë. Ne mendojmë se do ishte më mirë që të bëhej. Janë më shumë procedura formale. Kemi më shumë se një vit që po riorganizojmë figurat", tha Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.

Më tej, Spiropali është shprehur haptazi se presidenti Ilir Meta ka qenë komplet i njëanshëm në deklaratat e tij, që sipas saj ngjasojnë shumë me të Kryemadhit dhe Bashës. Përsa i përket përzgjedhjes së kandidatëve nga PS-ja, Spiropali tha se nuk ka nevojë për shfaqje komisionesh për të zgjedhur sërish të njëjtat emra, pasi Partia Socialiste është gjatë gjithë kohës në terren. 

Ndërsa për ndryshimet në qeveri, ajo tha se nuk mund ta dijë me siguri se kush do të ndryshojë, por sipas saj e rëndësishme është që qeveria të vazhdojë punën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Spiropali: Kjo opozitë ka bërë më shumë se sa e mëparëshmja, kanë më shumë ide

Elisa Spiropali nuk la pa komentuar edhe për opozitën jashtëparlamentare duke theksuar se ajo që është në parlament ka bërë më shumë dhe se ka më shumë ide.

"Deputet është Murrizi, jo Bylykbashi, është Hajdari jo Paloka. Në 2017 nuk janë votuar emrat por partitë. Kjo opozitë ka bërë më shumë se sa ata që ishin. Nuk e përçmoj politikën e Murrizit që propozon ligje. Kanë gjetur më shumë ide se ç'kanë qenë ata para tyre", tha Spiropali.

Ora 22:35
Përzgjedhja e kandidatëve për 2021! Spiropali: S' kemi nevojë për shfaqje me komisione si PD-ja

1600110004_spiropali2.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, është shprehur në emisionin "5 Pyetjet" nga Babaramo në Report Tv se kandidatët për deputetë të PD-së nuk kanë nevojë për shfaqje me komisione.

Duke iu referuar procesit që PD ka zgjedhur për kandidatët e saj, Spiropali thotë se PS-ja nuk kujtohet vetëm në periudhë zgjedhjesh për qytetarët, por ata janë gjatë gjithë kohës në terren.

"Ne nuk i seleksionojmë kështu me komisione që pastaj të vijnë dhe të jenë po të njëjtët emra. Nuk kemi nevojë për kështu shfaqjesh me komisione. Ne kemi marrëdhënie të rregullt me anëtarët e PS-së. Nuk kujtohemi vetëm në periudhë zgjedhjesh që të shkojmë në zyrat e PD-së, pasi i kishin bërë çorapë", deklaroi Spiropali.

Ora 21:52
Zgjedhja e Metës si president, Spiropali: E votuam për të paanshëm, por nuk na doli i tillë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ka deklaruar në emisionin "5 Pyetjet" nga Babaramo në Report Tv se presidenti Meta është komplet i njëanshëm.

Sipas ministres, deklaratat e Metës janë njëlloj si të Kryemadhit dhe Bashës. Spiropali tha se Ilir Meta u votua pasi menduan se do të ishte i paanshëm dhe mbi palët, por sipas saj nuk rezultoi i tillë.

"Presidenti është komplet i njëanshëm. Gati gati palë me opozitën.

Po ti shikosh deklaratat e Metës janë njëlloj si të Kryemadhi, Vasilit, apo Bashës.

Duhet të ishte i paanshëm, e votuam për të tillë, por nuk na doli i tillë", tha Spiropali.

Ora 21:51
A do të shkojë në zgjedhje PS me koalicion? Spiropali: Vetëm me emrat tanë, Edi Ramën e popullin

E ftuar në emisionin në Report Tv Elisa Spiropali tha se PS nuk do të ketë koalicion me asnjë parti tjetër dhe do të shkojë e vetme në zgjedhje me vetëm popullin aleat.

"Ne do të shkojmë në zgjedhje me emrat tanë me PS-në dhe Edi Ramën dhe në koalicion të fortë me shqiptarët. Nuk kemi aleatë të tjerë, nuk jemi armiq por konkurrentë", tha Spiropali.

Ora 21:35
A do të ketë ndryshime të tjera në qeveri? Spiropali: Nuk mund të hedh fall, qeveria vazhdon punën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ka folur për emisionin "5 Pyetjet" nga Babaramo në Report Tv për largimet para zgjedhjeve në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.

"Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s'do ketë prapë mirë", thotë Spiropali.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I mashtruari: 15/09/2020 12:46

    Cfar po thua moj,nuk e njihnit sa turp e njohim ne populli i thjeshte jo ju,pse nuk e hoqet, krijuat komisionin mashtruat popullin,jeni njesoj te gjithe mbroni njeri tjetrin,ju mallkofte zoti te gjitheve

    Përgjigju
  • Gjes: 15/09/2020 08:33

    Po e tha spiropolli, e meriton ai. Spiropolli nuk genjen dhe eshte qenie qe i ze vend fjala. Tundet dheu kur flet kjo materie.

    Përgjigju
  • Tao.lanti: 15/09/2020 01:57

    Breaking news Spiropali do jape dorheqje

    Përgjigju
  • A.N.: 14/09/2020 23:37

    Perderisa nuk ekziston nje opozite e mirefillte ai mund te qendroje deri ne pension. Rama e ka aq per terezi perderisa i vetmi rrezik mund te jete vetem nqs e rrezojne rilindasit brenda partise.

    Përgjigju
  • Medemek: 14/09/2020 22:03

    Meten e dinit has e ju doli pras

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/09/2020 21:53

    Spiropalkë,ngriji nje permendore skenderbeut tend,ne Malin me Gropa se kryeminister nuk mund ta bej me kurrkush! Hahahahahaha !

    Përgjigju
  • skipetari: 14/09/2020 21:37

    ncnncnc mi dispiace ma non lo merita.

    Përgjigju
    • shabani: 15/09/2020 07:24

      o cncncn per te ....kush e meriton sali mortja luli likja mona mediu ndoka duka shehi dule noka gazi duma sali ani e shum shpellar akoma...ik o terc verc q.. me gjith keta te zgerlaqur te mbuluar me vulen e tradhetis vrasjeve vjedhjeve droges prostitucionit trafikant mafioz keta te zgerlaqur qe namoren gjith shqiperin per vete ...dhe ta dish mir o memeci ncncnc qe kete radh populli do ngrihet para k m te thot rama ik.....po tek gjiri i lalezit....ske par as gje akoma......

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve