Spitali i Elbasanit me rezonancë të re 770 mijë dollarë, Rama: Ishte llahtar, tani ka marrë formë për qytetarët

Banorët e Qarkut të Elbasanit do të mund të marrin tashmë shërbime më të mira nga qendra spitalore rajonale, e cila tashmë ka disa pajisje të reja të teknologjisë bashkëkohore. Rezonanca magnetike është investimi më i ri me vlerë 770 mijë dollarë. Gjatë qëndrimit në Elbasan, kryeministri Rama ka parë nga afër ambientet, sëbashku me ministren Ogerta Manastirliu.

"Rezonanca e re magnetike kompleton të gjithë shërbimin e imazherisë. Grafia dixhitale ka ardhur në këtë spital në kuadër të programit të Bankës Botërore që kemi bërë për modernizmin e spitaleve, së bashku me një set aparaturash të tjera. Pjesë e këtij investimi është gjithashtu edhe rezonanca në vlerën e 770 mijë dollarë, e cila është instaluar dhe është në funksion të plotë. Nëse deri dje imazheria ishte e shpërndarë në këtë spital, skaneri, grafia, tashmë janë të gjitha të  përqendruara në një ambient”,u shpreh Manastirliu.

Ndërtesa e vjetër e Spitalit të Kirurgjisë në këtë qytet, ndërtim  i vitit 1976, tashmë po rikonstruktohet për t'u kthyer në Spital të Urgjencës dhe të Patologjisë, me dy shërbime kryesore, Neurologjinë dhe Kardiologjinë.Spitali tanimë do të ofrojë një shërbim me rreth 76 shtretër, 25 për urgjencën, 35 për kardiologjinë dhe 23 për neurologjinë.

“Gjithë sfida është të dalë populli nga spitali, në kuptimin që spitalet janë për pacientët, ku vijnë në qetësi, në rregull, të ketë orar vizitash për familjarët, por nuk mund të jetë spitali pikë grumbullimi e gjithë dynjasë. Patjetër duhet investuar në këtë pjesë, pasi spitali është një territor ku duhet të ketë rregull dhe qetësi të madhe. Këtu ka ndodhur një transformim i madh, për hir të së vërtetës. Ishte një llahtar. Tani ka marrë formë,” u shpreh Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës