Spitali i ri i Laçit, Ministrja e Shëndetësisë inspekton punimet: Do jetë gati pas 2 muajsh! Model i spitaleve bashkiake që duam të ndërtojmë

Spitali i ri i Laçit do të jetë gati për banorët e Kurbinit pas 2 muajsh. Kështu bëri me dije sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi sot punimet. Ajo u shpreh se ky spital është modeli i spitaleve që duhet të ndërtohen në të gjitha bashkitë, teksa theksoi se ka kapacitete të bollshme.

Spitali do të përfshijë poliklinikën, urgjencën si dhe do të ketë 3 pavione.

"Në dy muaj e pakë do ta konkludojmë këtë projekt. Jemi në fazën ku po bëhen instalimet elektrike dhe hidraulike. Ky spital do të jetë shembulli si ne i duam spitalet bashkiake. Spitali i vjetër ishte një godinë që nuk mund të riparohej. Ia dolëm të bënim një projekt të shpejtë. Kjo strukturë do përfshijë poliklinikë, do përfshijë ambientet e urgjencës, do të ketë 3 pavione. Ambientet janë të bollshme edhe për të shtuar shërbime të reja në rast se do të vlerësojmë se do të jetë nevoja. Po e nisim me 35 shtretër, por në kuadër të flukseve, hapësirat janë të bollshme për të rritur numrin e shtretërve", tha Manastirliu.

Spitali i vjetër në Laç pësoi dëmtime të shumta për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe për këtë struktura u ndërtua nga themelet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet