Sputnik V do të prodhohet në Itali! Marrëveshja e parë evropiane me vaksinën ruse kundër COVID-19 (VIDEO)

Një kompani farmaceutike zvicerane Adienne Pharma & Biotech SA, do të prodhojë në Itali vaksinën anti-COVID, sputnik V, duke shënuar kështu marrëveshjen e parë evropiane të prodhimit me vaksinën ruse.

Fillimi i këtij procesi ka ardhur si pasojë e një aprovimi nga rregullatorët e brendshëm italian si dhe pas përgjegjësisë së madhe dhe presionuese të kryeministrit të vendit Mario Draghi për të shpejtuar fushatën e vaksinimin.

Më datë 4 mars, Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur shqyrtimin e vaksinës ruse, Sputnik V për përdorim në BE.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i bashkimit Evropian pas Hungarisë që mori dërgesat e vaksinës ruse pavarësisht se ajo ende nuk e ka marrë miratimin nga EMA për përdorim nga shtetet evropiane.

EMA ka miratuar deri më tani tre vaksina për përdorim në BE, atë të  Pfizer / BioNTech, AstraZeneca / Universiteti i Oksfordit dhe Moderna. Tani po vlerëson vaksinën nga ‘Johnson & Johnson’ për të cilën pritet të japë aprovimin në mes të marsit.

Vaksina ruse filloi të fitojë vëmendje më të gjerë ndërkombëtare pasi revista mjekësore “Lancet: publikoi rezultate të rivlerësuara për të cilat treguan se ajo është 91.6 % efektive.

“Fillimisht prodhimi në Itali do të sjelli sasi më të mëdha të vaksinën ruse, Sputnik V dhe do të mbrojë jo vetëm njerëz në Evropë por edhe në pjesën tjetër te botës, pasi vaksina mund të eksportohet edhe jashtë saj më vonë”, tha kreu i kompanisë farmaceutike.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Poeti popullor kuksian thur vargje për aeroportin e Kukësit: Erdhi dita të që të fluturojë Lasgushi i Bardhë, të ushtojë fort Gjallica e të tregojmë se jemi gjallë (VIDEO)