”Srebrenica”/ Rama dënonte gjenocidin serb që në vitin 2020: Përmasat mizore të këtij gjenocidi janë një tragjedi që rëndon shpirtrat tanë edhe sot (dhe hipokrizia e Berishës dje)

Edi Rama

Edi Rama

Zhurma që tentoi të krijoi Sali Berisha me rezolutën që iu rrëzua dje për Srebrenicën, përfundoi në një shfaqje hipokrizie te madhe. Përpos deklaratës së datës 11 maj nga ambasadori  Shqipërisë në në Këshillin e Sigurimit të OKB i cili e dënonte ashpër genocidin serb ndaj boshnjakëve, në fakt ka një tjetër qëndrim të fortë të kryeministrit Rama jo dje, por para dy vitesh, që në 11 korrik të vitit 2020.

Kryeministri Rama, që asokohe mbante edhe postin e kreut të OSBE, duke dënuar genocidin dhe nderuar viktimat theksonte se “Përmasat mizore të këtij gjenocidi janë një tragjedi që rëndon në shpirtrat tanë edhe sot, njëzet e pesë vjet më vonë,” tha ai. “Unë shpreh respektin tim për viktimat që u vranë pa mëshirë dhe ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën jetën”.’

Kryeministri theksonte ne 2020 se e tmerron dhe e shqetëson së tepërmi tendenca në rritje për të rishkruar historinë e krimeve që ndodhën në Srebrenicë dhe zonat përreth në verën e vitit 1995. “Rishikimi me dashakeqësi i historisë mund të çojë në përsëritjen e të njëjtave gabimeve dhe krime sërish. Drejtësia kombëtare dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo thekson domosdoshmërinë e vendosjes së drejtësisë. Pandëshkueshmëria nuk është një alternativë. Ne themi përherë se nuk duhet përsëritur kurrë ajo që ndodhi në Srebrenicë, por vetëm pak vite më vonë në Kosovë pati një konflikt shkatërrimtar”.

Gjithashtu Rama pa asnjë ekuivok shprehej se “Përgjegjësia për krimet u takon autorëve. Por shoqëritë janë po ashtu me faj nëse nuk mbajnë mend dhe nuk marrin mësime nga ajo që ndodhi në Srebrenicë.” Linku origjinal: https://www.osce.org/chairmanship/457186

Kjo deklaratë e Ramës në vitin 2020, ajo e ambasadorit tonë në OKB në 11 maj 2022 janë një dëshmi e qartë e qëndrimit të Shqipërisë ndaj genocidit serb./ Lexo.al

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valter: 14/05/2022 00:56

    Si i vetmi shtet ne Europ,qe parllamenti ka refuzue nje rezolut gjenocidi serbe,dhe i vetmi kryeminister i rajonit qe asnjehere nuk ka qene ne Srebrenice..te gjitha keto si vazalitet ndaj Serbise dhe vellaut Aleksandar..

    Përgjigju
  • bebi: 13/05/2022 19:11

    hahahah hahah hahaha na kenaqet tani, e paska denu rama ne 2020 po se paska rrujte njeri per te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

Ndihma për Ukrainën, Biden: Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron së bashku me popullin trim të Ukrainës