Sri Lanka përgjaket gjatë kremtimit të Pashkëve, 8 shpërthime në kisha e hotele dhe mbi 207 të vdekur (VIDEO)

Ishulli i vogël aziatik i Sri Lankës goditet nga një kalvar bombash në 3 kisha dhe 4 hotele pikërisht në gjatë kremtimit të Pashkëve katolike në mesnatë. Sipas medieve në ishull, raportohet të ketë të paktën 207 të vdekur dhe 400 të plagosur por numri mund të jetë edhe më i lartë.

Sulmet i janë adresuar hoteleve me 5 yje në kryeqytetin Colombo. Ndërsa shpërthimet me eksploziv kanë ndodhur në kishat e Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa. Por dy shpërthime të tjera janë regjistruar mesditën e sotme brenda 5 minutave. E shtata në një hotel në Dehiwala, 20 minuta nga Colombo ku dyshohet se kanë vdekur 2 policë dhe një tjetër në një shtwpi në Dematagoda po në kryeqytet, për të cilin nuk raportohet për viktima.  

Viktimat nuk janë identifikuar ende edhe pse sipas informacioneve të para bëhet fjalë jo vetëm për vendas, por për persona nga 35 shtete të ndryshme. 

Ndërkohë ende nuk dihen shkaktarët e këtyre sulmeve të cilat kanë ndodhur njëkohësisht në mënyrë të koordinuar. Presidenti i vendit i ka bërë thirrje qytetarëve të qendrojnë të qetë dhe të mbështeten tek autoritetet ndërsa kryeminstri Ranil Wickremesinghe mblodhi një mbledhje emergjente me autoritetet e rendit dhe sigurisë në të cilin u vendos mbyllja e shkollave për dy ditë dhe qëndrimi brenda i banorëve të cilët ndodhen afër kishave dhe hoteleve ku ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë pas dy sulmeve të fundit në ishull është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për 12 orë, nga orë 18:00 e ditës së sotme deri në 6:00 të mëngjesit të së martës.

Sri Lanka ka një pakicë të besimit të krishterë prej 7.4 % dhe njihet për një vend i cili për problemet mes grupeve fetare por një sulmi i këtij niveli nuk kishte ndodhur që nga lufta civile e cila përfundoi 10 vite më parë në këtë vend. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin