Stadiumi ‘Arena Kombëtare’, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së: Ceremonia inauguruese do zhvillohet më 17 nëntor

Stadiumi ‘Arena Kombëtare’, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së: Ceremonia inauguruese do zhvillohet më 17 nëntor

Këtë javë është mbledhur Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, i cili ka marrë disa vendime, ku bie në sy edhe ai për stadiumin Arena Kombëtare. Sipas njoftimeve të bëra publike është vendosur që stadiumi i ri kombëtar i ndërtuar në vendin e ish ‘Qemal Stafës’ do të inaugurohet me datë 17 nëntor, ditë në të cilën luhet edhe ndeshja eliminatore e Europianit Shqipëri-Francë.

Në vendimet e tjera thuhet:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë javë mbledhjen e rradhës. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar në lidhje me shumë çështje të rëndësishme të përcaktuara në rendin e ditës.

Komiteti Ekzekutiv miratoi propozimin për “Përcaktimin e vlerave të kompensimit për trajnim dhe kategorizimin e klubeve”, duke përmirësuar aktet rregulluese aktuale mbi llogaritjen e kostos së trajnimit. Ky ndryshim erdhi si rrjedhojë e nevojës për të nxitur dhe ndihmuar klubet dhe akademitë sportive në punën e tyre me moshat, në mënyrë që ti jepet përpasi rritjes së lëvizjes futbollistike në të gjithë vendin, dhe vlerësuar e shpërblyer klubet e akademitë që prodhojnë elementë cilësorë. Kostot e Trajnimit janë ndarë në katër kategori, 1, 2, 3 dhe 4, dhe kostot vjetore për trajnim, respektivisht për çdo kategori janë: 30 milionë lekë, 20 milionë lekë, 10 milionë lekë dhe 5 milionë lekë për kategorinë 4.

KE miratoi disa ndryshime në Rregulloren e Aktivitetit të Kategorisë së Dytë, ku pas diskutimeve u vendos që klubet pjesëmarrëse në Kategorinë e Dytë mund të regjistrojnë vetëm 3 lojtarë me banim jashtë Qarkut të cilit i përkasin.

Vllaznia e futbollit të femrave me vendim të Komitetit Ekzekutiv u shpërblye me vlerën e 20 milionë lekëve për arritjen në fazën e 1/32 të UEFA Ëomen’s Champions League, një arritje shumë e madhe kjo për futbollin shqiptar.

Në këtë mbledhje të Komitetit Ekzekutiv u miratua dhe data e përurimit të Stadiumit të ri Kombëtar. Ceremonia inaguruese do të zhvillohet më datë 17 Nëntor 2019, në ndeshjen Shqipëri-Francë.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë