Stafi surprizon për ditëlindje gazetaren Odeta Duma! Dhurata, ideale për kohën e koronavirusit

Ditëlindje në kohën e koronës ka qenë kjo një ditë e veçantë për gazetaren e Report TV Odeta Dumen. Në këto ditë të vështira, që po kalojmë të gjithë ne, për shkak të situatës nga koronavirusi, nuk ka munguar edhe urimi nga kolegët të cilët zgjodhën një ide origjinale.

Një Dash në horoskop, kur dita e sotme për gazetaren rezervoi një nivel të lartë të energjisë, por edhe shmangie të shpenzimeve të tepërta stafi mendoi t’i dhuronte live një palë doreza, një maskë dhe një shishe me alkool. Një dhuratë simbolike në kushtet, kur disa prej nesh e kanë të pamundur të izolohen në shtëpi për shkak të angazhimeve të domosdoshme.

Një urim si një terapi për ta kaluar sa më lehtë dhe për të përcjellë sadopak momente humori qoftë edhe në pak minuta. E pra ka edhe momente të bukura që përcillen me nota positive, për ne dhe për të gjithë ju, që çdo ditë bombardoheni nga një shumësi lajmesh. Stafi i uron Odeta Dumes ditë më të bukura se kjo. Edhe 100 kolege!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion