Stamboll, autobusët nostalgjik në
përdorim për natën e Vitit të Ri

Stamboll, autobusët nostalgjik në<br />përdorim për natën e Vitit të Ri
Autobusët urbanë të markave "Büssing", "Leyland" dhe "Renault-Scemia" prodhim i viteve 1927-1992 të cilët janë përdorur në shumë skena filmash do të jenë në dispozicionin e qytetarëve të Stambollit këtë ndërrim vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Transportit Publik të Stambollit Kazım Taylan Sever për AA ka thënë se kanë riprodhuar 4 autobusë nostalgjikë të cilët do të futën në shërbimin për qytetarët nga nata e fundvitit. Krahas markës "Tosun" autobusët e markave "Büssing", "Leyland" dhe "Renault-Scemia" janë riprodhuar në një periudhë 6 mujore nga rreth 85 punonjës. Autobusët nostalgjik në datat 19-20 dhjetor janë “takuar” me qytetarët e Stambollit në panairin "Trans Fuarı", ndërkohë që nga data 1 janar do të jenë në rrugët e këtij qyteti. 

Sever duke folur për disa detaje të autobusëve tha se seria e parë e autobusëve është blerë në vitet 1951-52 nga shteti Federal i Gjermanisë. Mjetet u morën në dy grupe nga 50 autobusë në secilën seri. Për të depërtuar lehtësisht në rrugët e ngushta janë zgjedh autobusë të shkurtër. Iu janë montuar motorë të rinj dhe kapaciteti i tyre është 56 sedilje dhe 25 persona në këmbë.


autobus

Sever ka thënë për AA se një tjetër model i cili është riprodhuar i bazuar në origjinalin është ai i markës "Leyland" i cili ishte prodhuar posaçërisht për Turqinë. Këta autobusë kanë një kapacitet prej 76 pasagjerësh dhe iu kanë shërbyer deri në vitin 1992 qytetarëve të Turqisë. Sever shtoi gjithashtu se këta autobusë janë prodhuar nga firma "Leyland" për Turqinë dhe se është marrë një numër prej 300 copë. 

Qytetarët e Stambollit bashkë me autobusët do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe këngë nga koha përkatëse. Sever tha se këngët e viteve përkatëse janë zgjedhur në bazë të vit-prodhimit të autobusit.

"Në këtë mënyrë qytetarët tanë do të kenë mundësi të jetojnë sadopak nostalgjinë e së kaluarës" ka shtuar ai.
Sever në përfundim të fjalës së tij tha se autobusët nostalgjik në datat 19-20 dhjetor janë “takuar” me qytetarët e Stambollit në panairin "Trans Fuarı", ndërkohë që nga data 1 janar do të jenë në rrugët e këtij qyteti.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Lindita Nikollën për shpërdorim detyre

Bardhi ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Lindita Nikollën për shpërdorim detyre