Stambolli heq dorë, tre opsionet e reja se ku do të zhvillohet finalja e Champions League

Finalja e këtij sezoni të Champions League është në kërkim të një shtëpie. Gazeta Neë York Times shkruan se ditët e fundit ka patur një tërheqje nga Stambolli për mbarëvajtjen e këtij takimi me dyer të mbyllura, ndaj në skenë kanë dalë tre hipoteza.

Për momentin këto janë vetëm thashetheme, por sipas këtij burimi ekziston mundësia që finalja të luhet në Lisbonë, Doha ose Gjermani. Gjithkçka zyrtare do të bëhet me 17 qershor kur UEFA në Nyon do të mbajë një takim me qëllim mbylljen e kompeticioneve europiane si Champions dhe Europa League. Gjithashtu mbetet për t’u vendosur edhe përsa i përket formulës, datave dhe orareve të këtyre kompeticioneve.

Përsa i përket opsioneve post-Stamboll, e para në radhë qëndron Gjermania. Ky shtet prej 16 majit e ka rinisur kampionatin e futbollit në bazë të një protokolli masash që deri më tani mbetet shembull për të gjithë. Opsioni i dytë është Doha, madje mendohet që atje Champions League të luhet duke filluar nga faza e çerekfinaleve. E treta është Lisbona, e cila sipas raportimeve ka shpallur kandidaturën e saj pas tërheqjes së Turqisë.

Për momentin plani është ky. Champions League do të nisë me 7-8 gusht, ndërsa me radhë do të luhen çerekfinalet, gjysmëfinalja dhe finalja, e cila është parashikuar të zhvillohet me 29 gusht.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë