Ekonomia e qëndrueshme, raporti i 'Standard &Poor's': Kujdes PPP

Pavarësisht goditjes që ka marrë ekonomia nga pandemia globale COVID-19, agjencia Standard & Poor’s, e konsideron atë të qëndrueshme, me vlerësimin B+.

Sipas vlerësimit të fundit ekonomia e vendit do të tkurret ndjeshëm, dhe ndikimi më i madh dhe i drejtpërdrejtë do të jetë tek turizmi për shkak të varësisë që kemi ndaj tij dhe peshës së madhe që zë në ekonomi.

“Për të frenuar përhapjen e COVID-19, qeveria zbatoi kufizime për lëvizjen e njerëzve në vitin 2020. Ne presim që këto do të bëjnë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohet me 6.5% në vitin 2020. Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm globalisht, dhe ne mos prisni që sektori në Shqipëri të jetë një përjashtim”, thuhet në vlerësim.

Parashikimi i agjencisë për deficitin buxhetor është në të njëjtin parametër të pritshëm edhe nga Ministria e Financave. Standard & Poor’s pret që deficiti të jetë 8.5%, për shkak të humbjeve në të ardhurave shpenzimeve shtesë që lidhen me pandeminë, dhe shpenzime të larta të kapitalit, ndërsa MFE ka parashikuar një deficit në nivelin e 8.4%.

Edhe për agjencinë niveli i borxhit publik do të arrij në 79%, i cili tashmë rrezikohet nga rifinancimi dhe luhatja në kursin e këmbimit.

Nga ana tjetër Standard & Poor’s vlerëson si rrezik i mundshëm fiskal partneritetin publik-privat (PPP) dhe nevojën për parashikueshmërinë e tyre.

“PPP-të jashtë bilancit vazhdojnë të paraqesin një rrezik të keq për financat publike. Aktualisht, Shqipëria ka mbi 200 PPP që mbulojnë infrastrukturën rrugore, prodhimin e energjisë dhe kujdesin shëndetësor. Qeveria synon të kufizojë çdo pagese në projekte të tilla në 5% të ardhurave vitin e kaluar. Rreziqet e mundshme nga PPP-të mbeten të vështira për t'u parashikuar dhe cilësuar”, thuhet në raport.

Përpos kësaj pamje të zymtë agjencia thotë se vendi mund ti kthehet ecurisë pozitive në vitin 2022, duke synuar edhe një herë konsolidim fiskal dhe ulje të borxhit publik.

d.ba./E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë tuaja SPAK?

Komento

Komente

  • robi: 01/08/2020 11:48

    Tabakhone moj tabakhone A e sheh se cka na bone Baba jot hajdut Tirone Rri gjithe diten ne mejhone.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Dy fjalë për injorantët që e shohin Ramën si 'perandor'