Sterrë e zezë dhe erë e rëndë, Gjanica ndotet sërish, qytetarët: Shkarkohen mbetjet hidrokarbure, qeveria nuk merr masa

Lumi Gjanica që përshkon qytetin e Fierit vazhdon të jete i ndotur edhe pse janë kryer disa investime. Prej 2-3 ditësh lumi ka marrë ngjyrë të zeze nga hidrokarburet.

Të shqetësuar qytetarët e Fierit, shprehen se nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj shkaktarëve të kësaj masakre mjedisore.

“Gjanica nuk ka qenë sot problem. Ka qenë shumë kohë më përpara, që ne nuk vadisnim sot asgjë”, shprehet një banor.
“Ata ja kërkonin gjithmonë uzinës. Ajo tani s’po punon. Ka mundësi të jenë ose shkarkimet e dekantimit ose  uzinat këtej se s’ka mundësi”, thotë një tjetër qytetar.

Ndërsa kreu i shoqatës ambientaliste thotë se rafineria e përpunimit të naftës në Fier është ndotësi kryesor.

“Dikur vinte nga uzina Albpetrol, sot që nuk ka aktivitet i vetmi ndotës sot  për sot është rafineria e Naftës në Fier. Kemi shkuar disa herë atje, madje kemi debatuar me punonjësit tek derdhja ku bëhet”, shprehet Qani Rredhi, kreu i Shoqatës Ambientaliste.

Apeli shkon për Ministrinë e Brendshme dhe atë të Mjedisit.

“Neve kemi trokitur disa herë në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit, në Ministrinë e Mjedisit. Është i vetmi vend besoj në Republikën e Shqipërisë pa asnjë gjallesë. Në orët e mbrëmjes këtu mbytesh nga era e rëndë”, thotë Rredhi.
“U tha atëherë që do pastrohet, do vihen filtrat , e mbase do të gjuanim ndonjëherë peshk këtu në Gjanicë, por kjo nuk arrihet. Të venë dorë ata e të shikojnë se të gjitha shkarkimet bëhen këtu në Gjanicë sidomos sera dhe nafta që vijnë.  U bë e gjithë kjo punë e shkëlqyer, ai uji sterrë i zi aty nuk ia vlen”, thotë një banor.

Në Bashkinë e Fierit, dy vitet e fundit qeveria shqiptare investoi 8 milionë euro për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrën e qytetit, por banorët nuk mund ta shijojnë këtë investim për shkak të ndotjes masive të mjedisit dhe ajrit që shkaktohet nga puset e naftës dhe kompanitë përpunuese.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wayne: 16/11/2020 20:47

    Wow thjesht e pabesueshme...

    Përgjigju
  • Publik: 16/11/2020 19:27

    Kaq vështirë është të ndjekësh rrjedhën e Gjanicës? O Edi si ia bëre për Lanën? O prit më fal... Lana kutërbon akoma. @ediramaal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë