Strakosha i pa grumbulluar edhe pse fitoi betejën me COVID-in, por Lazio ia del! Fiton edhe Chelsea në Premier League (VIDEO-Golat)

Në Seria A Lazio Lazio është rikthyer te fitoret pas barazimit me Juventusin duke mposhtur 0-2 ekipin e Crotone-s. Një transfertë e vështirë për shkak të kushteve të fushës e cila ishte e rënduar për shkak të kushteve atmosferike, por që u zhbllokua në minutën e 21 nga Immobile, sulmuesi që pak ditë më parë mposhti edhe koronavirusin.

Në pjesën e dytë golin që vrau sfidën do ta realizonte Correa, i cili vulosi edhe tre pikët. Vlen për t’u theksuar se pavarësisht se kishte fituar betejën me COVID portieri i Kombëtares Strakosha nuk ishte pjesë e Lazio-s në këtë sfidë.

Ndërkohë në javën e nëntë të Premier League Chelsea ka marrë një fitore 0-2 kundër Neëcastle. Në St. James Park ndeshja do të zhbllokohej me një autogol, duke i dhënë qetësinë ekipit të Lampard, ndërsa për të vulosur fitoren u desh të vinte minuta e 65 kur Tamy Abraham shfrytëzoi siç duhej një asist të Timo Ëerner.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë