Strasburgu dënon me 15 mijë Euro Shqipërinë: Keqtrajtoi të burgosurin e sëmurë (VENDIMI)

Shqipëria u dënua sot të paguajë 15 mijë euro dëmshpërblim plus 2,500 euro kosto gjyqësore nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për atë që gjykata e quajti trajtim çnjerëzor dhe degradues dhe heqje e paligjshme e lirisë për shtetasin Arben Strazimiri, 47 vjeç. Strazimiri është mbajtur me vendim gjyqi në mjekim të detyruar në spitalin e burgut në Tiranë në mungesë të një spitali të posaçëm për trajtimin e personave të sëmurë mendërisht.

Gjykata deklaroi se ka gjetur një shkelje të nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor apo degradues) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve të papërshtatshme të jetesës në spitalin e burgut ku Strazimiri është mbajtur i ndaluar nën kujdes të pamjaftueshëm psikiatrik. Po ashtu, është konstatuar edhe shkelje e nenit 5 (e drejta për liri dhe siguri/e drejta për të ndalim të ligjshëm të vendosur shpejt nga një gjykatë). Kjo e fundit, për shkak të heqjes së vazhdueshme të lirisë së tij në një burg dhe jo në një institucion mjekësor, duke qenë se apeli i tij ndaj masës së ndalimit ka mbetur në pritje në Gjykatën e Lartë që nga viti 2016.

Gjykata vëren gjithashtu se ka një dështim të gjatë të autoriteteve shqiptare për ndërtimin e një institucioni mjekësor për trajtimin e personave me sëmundje mendore të cilëve u është kufizuar liria me urdhër gjykate që kërkon mjekim të detyruar. Shqipërisë i kërkohet nga Gjykata të krijojë institucionet e përshtatshme për këtë problem dhe të sigurohet që ankuesi të marrë psikoterapi dhe jo vetëm ilaçe.

Arben Strazimiri është arrestuar në vitin 2008 për tentativë vrasjeje me paramendim por Gjykata e Tiranës ka shpallur se ai nuk mund të mbahej përgjegjës penalisht për shkak se vuan nga skizofrenia paranojake dhe për rrjedhojë urdhëroi mjekim të detyruar në një institucion mjekësor. Sipas gjykatës, deri sa në vend të ndërtohet një spital i specializuar për trajtimin e këtyre rasteve, nuk binte në kundërshtim me ligjin vendosja e të burgosurit në një pavion të veçantë në Spitalin e Burgut në Tiranë.

 “Gjykata nuk u bind se ai ka marrë trajtim të përshtatshëm psikiatrik. Trajtimi i tij mbështetej në përgjithësi në ilaçe psikotropike dhe ka pasur vetëm një psikiatër për 84 pacientë në Spitalin e Burgut në Tiranë,” thuhet në njoftimin e Strasburgut.

Në përfundim, Shqipëria u dënua të dëmshpërblejë ankuesin me 15 mijë euro si dhe të mbulojë 2,500 euro shpenzime gjyqësore.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 21/01/2020 20:21

    Duhet te paguajne fajtoret,kushdo qe e beri me dashje ose urdheroi,ky eshte fundi i ketij hesapi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim