Strategjia/ Basha jep porositë për protestat: Përgatisni edhe listat për zgjedhjet

Strategjia/ Basha jep porositë për protestat: Përgatisni edhe listat për zgjedhjet

Kreu i PD Lulzim Basha

TIRANE-Partia Demokratike po përgatitet për zgjedhje. Burime nga selia blu i thanë Report TV se me porosi të Lulzim Bashës funksionarët demokratë kanë nisur të punojnë me listat e zgjedhësve. Ajo që në gjuhën e strukturave partiake quhet krehja e listave, në praktikë do të thotë që secili përgjegjës për zonën zgjedhore merr listat e zgjedhësve të qendrës së vetë të votimit, dhe evidenton elektoratin e mundshëm të PD-së. Në këtë seleksionim shtabi i partisë saktëson kush janë njerëzit besnikë të saj, kundërshtarët dhe të lëkundurit. Duket se kjo përgatitje po shkon për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të vetmet të dekretuara, pavarësisht se opozita kërkon edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndërkohë, gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga ish-deputetët dhe drejtuesit e degëve që të jenë më shumë aktivë në protesta në rrethe dhe para parlamentit sa herë të ketë seanca plenare, ndërsa në datë 13 prill do të jetë tubimi kombëtar në orën 18:00 para Kryeministrisë. "Të angazhohemi në zona të caktuara. Funksionimi i grupeve të gatshme. Protesta në rrethe, sipas problematikave. Aktivet e cdo dege të mblidhen për gjatë javës. Protesta kur ka parlament" mësohet se ka thënë Basha. Lulzim Basha refuzoi 'ofertën' e kryeministrit Rama, i cili nga Kongresi i PS-së ditën e shtunë e sfidoi duke i thënë se nëse fiton një bashki më shumë se socialistët në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në vjeshtë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale