‘Strategjia e Futbollit për vajzat’, Ministrja Kushi: Programe të reja për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në sport, ato kanë nevojë të përkrahen dhe të inkurajohen

 ‘Strategjia e Futbollit për vajzat’, Ministrja Kushi: Programe të reja për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në sport, ato kanë nevojë të përkrahen dhe të inkurajohen

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në prezantimin e Strategjisë së Futbollit për vajza në Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Strategjisë së Futbollit për Femra në Shqipëri.

“Kënaqësi të merrja pjesë në prezantimin e Strategjisë së Futbollit për vajza në Shqipëri, organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku gjeta rastin të nënvizoj rëndësinë që qeveria shqiptare i ka dhënë zhvillimit të sportit në shoqërinë tonë”, shprehet Kushi në statusin e saj në rrjetin social Facebook.

Në fjalën e saj ministrja bëri thirrje për gjithëpërfshirje sa më të gjerë në Sport, dhe që sportistet të mbështeten edhe nga familjet e tyre për të ndjekur ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

“Strategjia jonë për sportin po synon tashmë burime dhe programe të reja investimi, të cilat rrisin nivelin dhe cilësinë e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në sport, për të sensibilizuar opinionin se ato kanë nevojë të përkrahen dhe të inkurajohen akoma më shumë”, tha ministrja.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të sportit, personalitete nga futbolli, trajnerë e lojtarë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! PL e Metës mbetet forcë e katërt

Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! PL e Metës mbetet forcë e katërt