Strehimi i afganëve në Shqipëri, Kim me kongresmenen Slotkin: Vlerësim të veçantë për Shqipërinë, ndër vendet e para që ofroi mbrojtje e mikpritje

Kongresmenja Elissa Slotkin dhe ambasadorja Yuri Kim

644 afganë janë strehuar në vendin tonë deri tani. Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar me kongresmenen Elissa Slotkin me në fokus pikërisht  strehimin e afganëve në Shqipëri.

Në postimin e saj ambasadorja shkruan se ka diskutuar me Slotkin për bashkëpunimin për të hequr nga rreziku afganët. Duke vënë theksin te fakti që vendi jonë i ka mirëpritur afganët, Kim tha se meriton një vlerësim të veçantë.

“Kënaqësi të takohem me Rep.Slotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë afganët e rrezikuar jashtë nga rreziku. Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë për të qenë ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë. Faleminderit!”, shkruan Yuri Kim.

'Qytet Studenti' ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët, i cili shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit dhe më pas ato janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Ato do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të frekuentojnë auditorët duke rrezikuar shëndetin e studentëve të tjerë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pro ‘Ballkanit të Hapur’