Struktura e armatosur e PD, Basha në kundërshtim me Bardhin, përpiqet të justifikohet: S'janë ish-policë, por qytetarë të thjeshtë! Ne s'kemi përgjegjësi politike

Struktura e armatosur e PD, Basha në kundërshtim me Bardhin, përpiqet të justifikohet: S'janë ish-policë, por qytetarë të thjeshtë! Ne s'kemi përgjegjësi politike

Kreu i PD, Lulzim Basha

"Nuk kemi asnjë përgjegjësi politike", kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha në lidhje me ngjarje e rëndë që u regjistrua dje në Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës. Ndonëse ngjarja e rëndë rëndë që përgjaku fushatën elektorale kishte për autorë një anëtarë të strukturës së PD-së, për Bashën përgjegjësi ka qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

"Ne nuk kemi përgjegjësi politike për ngjarjen në Elbsan, e ka ai që ka qeverisur për 8 vite", tha Basha në emisionin "Open".

I pyetur për strukturën e armatosur të PD për të mbrojtur votën, Basha tha se nuk është askush i armatosur në strukturat e PD, së, edhe pse u publikuan imazhe të qarta që tregonin Arbër Paplekajn të dilte nga furgoni i PD-së me armë në dorë.

Ndryshe nga Gazment Bardhi, i cili tha se anëtarët e strukturës së PD-së për mbrojtjen e votës janë policë, Basha u shpreh sot se ata janë qytetarë të thjeshtë, deklaratë kontardiktore, pasi po ashtu, Basha pranon se autori i ngjarjes, Arbër Paplekaj, ka qenë oficer i shquar në Afganistan.

Por ndërkohë, edhe pse Basha pretendon se bëhet fjalë për vullnetarë me mision për mbrojtjen e votës, "Shqiptarja.com" publikoi më herët profilet e tyre, ku rezulton se një pjesë e mirë janë persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

"Asnjë anëtarë i strukturave të PD nuk është i armatosur, është një gënjeshtër. Personi në fjalë ka një armë të licensuar, nuk kemi pse bëjmë detektivin se nuk jemi detektivë. Nuk është e vërtetë që ka shkuar me armë. Nëse drejtësia do kishte vepruar para 25 prillit, ngjarja nuk do kishte ndodhur. Cila është detyra e një qytetari kur sheh një grua duke u keqtrajtuar në mes të rrugës? E ka detyrë t'i vijë në ndihëm dhe është e dënueshme për çdo qytetarë që sheh një krim të mos bëjë asgjë. Është detyrë e çdo qytetari të bëjë gjithçka për të parandaluar një krim, apo njoftuar autoritet. Kjo ka ndodhur në Dibër sot e në Elbasan dje. Policia dje mbërriti para se të kishte të dhënat dhe për 20 minuta nuk reagoi. PD nuk punëson të tjerë, janë vullnetarë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë njerëz të armatosur në PD. Nuk ka PD asnjë strukturë të armatosur. Janë qytetarë, baballarë, nëna, të rinj e të reja që duan të ardhmen këtu", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Gjesti i shëmtuar që bëri në sy të grave dhe vajzave të PD-së në miting, Basha 'justifikohet': Rama merret edhe me si e fus unë këmishën në pantallona

Bëri 'xhiron' dje në rrjetet sociale një video e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, teksa bënte një gjest aspak të hijshëm, në sy të qindra grave dhe vajzave që ishin të pranishme në miting.

Ndërkohë, sot Basha u justifikua duke thënë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, se po fuste këmishën në pantallona.

Ndërsa tha se kryeministri Edi Rama është kthyer në satelitin e tij, Basha shtoi se ai merret edhe me "si e fus unë këmishën në pantallona".

"Merret me fjalimet e mia, merret me veshjen time, si e fus unë këmishën në pantallona, merret me  flokët vetëm që të mos i kthejë përgjigje pyetjes: çfarë ke bërë për shqiptarët”, tha Basha në Open.

Ora 22:06
Vrau Pjerin Xhuvanin, Basha për Arbër Paplekajn: Oficer i shquar në Afganistan! Ja çfarë tha kur u vetëdorëzua

1560507315_lulzimbasha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sërish ngjarjen e rëndë që u regjistrua dje në Elbasan, ku Pjerin Xhovani u vra nga Arbër Paplekaj, ndërsa mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë.

Në "Open", Basha tha se ngjarja mund të ishte shmangur, nëse prokuroria dhe policia do të kishin bërë detyrën e vet nuk do të kishte viktimë në Elbasan.

"Për tetë vite me radhë Elbasnai ka qenë  nën sundimin bandave që kanë bërë aleancë me Edi Ramën. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Edi Rama nuk do kishte dështuar tu jepte shqiptarëve shtetin e së drejtës. Personi i cili dyshohet se është një nga shkrepësit është vetëdorëzuar në polici. Policia nuk ka zbardhur kush ka qëlluar i pari. Bandat janë bërë bashkë me Edi Ramën. Si rezultat kemi këtë ngjarje. Nëse policia nuk do të ishte e përulur para bandave dhe nuk do të kishte qëndruar aty pa bërë asgjë…nëse prokuroria, policia do të kishin vepruar nuk do të kishte pasur viktima. Nëse policia do të kishte bërë atë që bëri sot në Dibër nuk do të kishte viktima. Kemi një polici nën presion. Nuk ka asnjë justifikim për krimin e rëndë elektoral. Padiskutim drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Duhet të çlirohen nga presioni politik. Nëse policia do të ishte bërë punën e saj kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur, tha Basha.

Po ashtu, kreu i PD-së ka dhënë edhe versionin e tij të dëshmisë së Arbër Paplekajt pasi u dorëzua në polici, version që sipas tij, ia kishin thënë "miqtë ndërkombëtarë". Po ashtu, Basha tha se Paplekaj ka qenë oficer i shquar në Afganistan.

“Do ta them tani versionin, ma kanë thënë burime nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Abrër Papleka ka qenë një nga njerëzit më të stërvitur të RENEA-s. Ai ka stërvitur edhe ekipin në Afganistan. Është vetëdorëzuar, është i vetmi që është vetëdorëzuar. Ka shkuar atje dhe ka thënë: ;urdhëroni pistoletën time, urdhëroni, merreni bëni provën balistike, nuk e di nëse kam vrarë por kam qëlluar për vetëmbrojtje.' Nga burimet e partnerëve strategjikë që e njohin oficerin Paplekaj, i RENEA-as, i shquar në Afganistan ku ka trajnuar dhe ka qenë në një prej misioneve dhe po ju them që ai është i vetmi i vetëdorëzuar dhe ka thënë, jam përfshirë, arma ime është me licensë”, deklaroi Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 23/04/2021 05:02

    po oficere i shquare se eshte pjesa juaje hy po krinela jeni te gjithe mjer populli sa paska pere te hequre me ju

    Përgjigju
  • Lleshi prej lezhe: 23/04/2021 01:57

    O.T.Q.R O MUT I MUTIT...TI I DERGOVE ISH POLICET E TROPOJES PER TE VRARE POPULLIN E ELBASANIT,,,POPULLIN E KULTURES DHE TE DIJES,,,POR HIC MOS U MERZISNI SE POPULLI I ELBASANIT DO DIJE T'JU COJE JU BASHA,SALIUN,METEN ATY KU E KENI VENDIN NE BURG...biles populli i elbasanit-vlores, nuk duhet t'ju lejoje ju te hyni ne qytet..sepse keni bere krime ndaj ketyre dy qyteteve me kulture e tradita....

    Përgjigju
  • Lui: 22/04/2021 23:34

    Tani o Bashe, behu pak me i qarte. Ose eshte aq i afte sa te shkoje te trajnoje trupa te shteteve te tjere, ose eshte i paafte si oficer sa nuk di ku qellon e ke Po vret. Besoj duhet te jete e para e verteta. Ishte nga me te aftet dhe sigurisht e di shume mire ku dhe ke Po qellon.

    Përgjigju
  • Pd qelbesira: 22/04/2021 22:36

    PD parti qelbesirash

    Përgjigju
  • Endri: 22/04/2021 22:16

    Arberi yt nga Tropoja cfare dreqin donte ne Elbasan o mashtrues?! Mundohu te shperndash mjegull sa te duash. Njerezit e kane shume te qarte. Do denoheni me vote o parti talebanesh

    Përgjigju
  • meri: 22/04/2021 22:02

    MASKARENJ....keni 30-vjet qe vrisni njerze te pafajshem ,jo vetem qe nuk mbani pergjegjesi por,akuzoni viktimat.Jeni parti KRIMINELESH....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori