Studentët e ngujuar flasin me Ramën në telefon, biseda e plotë: Jam i gjatë 198 cm, po pse të gjithë budallenj jemi? (AUDIO)

Ndërkohë që janë ngujuar në Universitet dhe nuk lejojnë shokët e shoqet e tyre të zhvillojnë mësim (apo të dorëzojnë dokumentacionin për bursat apo tarifat që do të mbulohen nga 50% deri në 100% nga qeveria në bazë të kategorisë sociale dhe mesatares), një grup i vogël studentësh kanë telefonuar kryeministrin Rama, i cili, për çudinë e tyre (siç duket nga ngutja për të folur pa radhë), ju është përgjigjur. Thene ndryshe, Rama iu eshte pergjigjur kerkeses se tyre per dialog.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, pavarsisht se ata janë në protestë, flasin me kryeministrin. A është parë e dëgjuar ndonjëherë kjo, ku studentë që protestojnë e bllokojnë Universitetin,  të komunikojnë me kryeministrin apo presidentin dhe të marrin përgjigje për kërkesat e tyre direkt?

Pavarsisht kesaj, ajo qe bie ne sy eshte se edhe pse ne proteste te ngujuar, studentet mendjen e kane te dialogu me kryeministrin.

Gjithësesi, përpos batutave dhe gjuhës sportive me të cilën kryeministri flet dhe ju jep përgjigje për pyetjet e tyre, ajo që për fat të keq bie në sy është hera herës mungesa e etikës në komunikim nga studentët, të cilët siç dëgjohet në fund të videos, kur Rama mbyll bisedën, një i ri lëshon një fyrje shumë të rëndë ndaj tij.

E kjo nuk dëmton Edi Ramën, por vetë ata që kanë bllokuar universitetin dhe nuk lënë as kolegët e tyre të ushtrojnë të drejtën e tyre për arsimim. Sepse, në fund të fundit, arsimimi  cilesor tregohet dhe nga ato që nxjerr nga goja kur komunikon, aq me teper kur komunikon  me kryeministrin e vendit tënd.

Pjesë nga biseda e Ramës me studentët

Rama: A sa e madhe aaa.

Studentja: Po argëtoheni?

Rama: Ça tha ai veshëgjati?

Rama: Unë jam i gjatë 198 cm.

Studentja: S’na the se e pëlqen protestën?

Rama: Të thashë sa e pëlqej protestën. Idiotësi më të madhe se kaq nuk kam parë.

Studenti: Jemi 150 mijë studentë, pse të gjithë budallenj jemi?

Rama: Pse 150 mijë jeni ju aty?

Studenti: Jo jemi 150 pa 1, se njëri iku deri aty tutje.  Protesta jonë është më e fortë se qeveria juaj?

Rama: Kjo është protesta më e fortë kjo juaja?

Studenti: Sigurisht, një formë proteste është dhe kjo.

Rama: Kjo protesta juaj është një idiotësi. Që të mbylleni brenda dhe të rrini atje, s’ka asnjë lidhje me protestës së cilës i jam referuar dhe i referohem ende.

Studenti: I ke përgjigjet shumë të gjata…

Rama: Si të doni…

Studenti: Po po… vazhdoni se po ju presim. E kemi për nder që po flasim me ju.

Studenti: Trumpi s’flet me amerikanët, ju flisni me ne…Hajd mo… Kjo pjesa e idiotësisë ç’a është?

Rama: Atyre që janë pa edukatë, iu kam thënë që jeni paedukatë…

Studentja: Po për ne çfarë mendon deri tani?

Rama: S’thashë gjë për ju deri tani… Më pyetët si ju duket, ju thashë më duket idiotësi, s’keni pse të ofendoheni.

Studentja: S’na dhatë një numër nga 1-10 sa ju pëlqen protesta?

Rama: Kjo s’është protestë, është idiotësi. Të mbyllesh brenda, të mos dish çfarë kërkon, të pengosh të tjerët, është idiotësi.

Studenti: Përgjysmo tarifat e masterit vëlla..

Rama: Si the ti vëlla? Tarifat e masterit nuk përgjysmohen, jo të ngujoheni por të dilni pas kushedi sa vitesh…

Studentja: Unë mendoj t’i mbyllni fare masterat…

Rama: Nuk përgjysmohen.

(Rama mbyll telefonin)

Njëri nga studentët shan: Të q… r...t.

Marrë nga Lexo.al

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ela: 18/01/2019 11:42

    keta jane pjella e edukates se mones dhe rrugaceve shqipetare,cfare pergjysmim te tariffes se masterit duan? le te shkojne te punojne neper call center dhe te paguajne ashtu sic bene pjesa tjeter e rinis e qe mbaruan shkollat.dava baxhellash,i duan falas cdo gje.po nuk u dalin leket kesaj bazhelle se do pi dopio uiscki ne dark me kush e di sa te sajtin,e me radhe plehrat ,

    Përgjigju
  • CaBone: 18/01/2019 10:56

    100000000 % tani e them me bindjen me te plot qe kta nuk jam e ardhmja kombit por kta jan fundrrinat e kombit shqiptar. Respekte KM qe i duron dhe i pergjigjet ne tel ketyre te degjenerumve der ne palc. I mir apo i keq ai KM ai eshte KM shqiptarve dhe ate e tregon vetem koha. Un kam qen student te polikumi ne 95-97 dhe ne prag te rremujave te 97 plasin protestat dhe ne si shkoll ju bashkuam studenteve te gjimnazeve tjer qe po vinin ne drejtimin ton. Protest paqsore dhe pa dhun, ne nje moment te bukur para polikumit ne unaz duke pritur studentet e Qemal Stafes ne mes te turmes tone futet nje furgon policie me dhun duke perplasur dhe studentet (disa nga shoket e mi) drejt per drejt dhe pa pritur dalin disa te quajtur Polic po qe vetem te tille nuk ishin se dhe koken se kishin lar qe nga 91shi

    Përgjigju
  • Populli: 17/01/2019 23:43

    Duke pare kete sjellje te ndyre te ketyre te ashtuquajturve studente,mund te themi me bindje te plote qe Rama beri gabim qe ua plotesoi kerkesat e tyre,se kjo mund te behet vetem per njerezit dhe jo per rrugacet.Ne nje koment te meparshem thuhet se si ka mundesi qe studenti flet me ate fjalor ne sy te shoqeve,kurse une do te thosha qe cfare vajzash jane keto qe rrine aty,kane apo jo prinder qe i lejojne ato te qendrojne aty nate e dite.Me sa u pa ne vidio sjelljen me ordinere e kishin vajzat.Mjere vendi per kete rini qe thone se jane e ardhmja,si dhe familjet e tyre qe kane rritur keta femije pa edukate,duke hequr ndoshta dhe buken e gojes per arsimimin e tyre, Turp,Turp.

    Përgjigju
  • hajde rini hajde: 17/01/2019 21:59

    Nga video vec telefonit qe flet me Ramen, ka edhe disa celualar te tjere qe regjistrojne biseden dikush me audio , dikush tjeter ka bere edhe filminin. Thone mbase kapim ndonje gabim te Rames e tja japim Lulit e Mones neser.

    Përgjigju
  • Labi: 17/01/2019 21:40

    O plere student Edi rama sa do i lik t jet esht kryeminstri jot e ți n radhe t pare q ke share ke treguar edukaten q t ka dhen nena dhe baba e dyta ai q shan neper telefon esht legen krv esht i share m list shpie..ike shaje drejt Per drejt po ke b*th .po ți je na nje i partis serbe nuk ke lidhje Me student.

    Përgjigju
  • Labi: 17/01/2019 21:39

    O plere student Edi rama sa do i lik t jet esht kryeminstri jot e ți n radhe t pare q ke share ke treguar edukaten q t ka dhen nena dhe baba e dyta ai q shan neper telefon esht legen krv esht i share m list shpie..ike shaje drejt Per drejt po ke b*th .po ți je na nje i partis serbe nuk ke lidhje Me student.

    Përgjigju
  • Tini: 17/01/2019 21:05

    Agjensite ligj zbatyese ta gjejne ate student me fjalor prej rrugaci dhe tia q...r...t ku ti kete . Keni Ramen ju , dhe ju duron , se po te ishte doktori do ju merrte fisin mare ti perdoreshut ate gjuhe hale ,;qe vetem nje palaco i shkon . Ai student te perjashtohet nga universuteti dhe te denohet oenalusht per fyerje te kryeministrit

    Përgjigju
    • Tani: 18/01/2019 11:09

      Pse kaq i revoltuar ? Kete fjalor perdor dhe Rama...

  • zafiri: 17/01/2019 20:17

    Kane prinder keta studente nuk mund ti quaj sepse keta me kete sjellje injorojne emrin e verte te studentit keta duuhen cuar ne gjygje per fjalet ofenduese qe perdorin turp ,turp tu

    Përgjigju
  • xxx: 17/01/2019 19:46

    Ndegjova te gjithe biseden.keta te quajtur studente te lene pershtypjen e nje grupi rrugacesh pa edukate dhe pa as nje lloj serjoziteti njeri flet tjetra qesh fatkeqsi emadhe cfar rrit ky vend.

    Përgjigju
  • Enveri: 17/01/2019 19:37

    E quaj shume te gabuar qe kryeministr i nje vendi pranon te flase ne telefon nje grup te rnjesh fatkeqsisht te quajturstudente ndegjova te gjithe biseden vura re nje mungese te theksuar edukate ,nje mungese serjoziteti njeri flet tjetra qesh fatkeqsi e madhe per kete vend cfar rrit.

    Përgjigju
  • O.J.Q.R juve: 17/01/2019 19:29

    Nivel ordiner i komunikimit te studenteve. Ca b*thepambuke qe kujtojne se shkuarja ne universitet u jep statusin e me te zgjuarit te katundit dhe s'kane minimumin e edukates edhe pse kane perballe dike qe s'e pelqejne, por po i respekton duke i degjuar dhe kthyer pergjigje. Tjetri ia fut te sharres nga robt ne sy te shoqeve, a thua iu dyfishua niveli i testosteronit nga kjo, nderkohe ne fakt tregon nivelin rrugaceror te gjithe atij grupi. Dilni qe aty qelbesa te vegjel ordinere. Ju mungon edukata, fisnikeria, intelekti, jeni thjesht vemje. Fakulteti duhet te marre masa duke ju perjashtuar, s'jeni te denje per te qene studente.

    Përgjigju
  • Redi: 17/01/2019 19:21

    Respekt per studentet qe dolen n protest por keta qe kan ngel ktu sipas mendimit tim as vet se din pse jan aty dhe me kryeministrin skan takt thjesht tallen gezojn qe flasin sado o keq te jet rama esh kryeministri n kohen e sales do ishin burgos mos them na1 plumb qor

    Përgjigju
  • Artur: 17/01/2019 19:20

    Bo boooo keta jane e ardhmja e vendit! Turp! Turp! keta nuk e kuptojne se cfare do te thote qe te protestosh. Kryeministri, sado i paafte te jete te pakten eshte disponibel. KEta duan uljen e tarifafve te masterit? Keta koketule e kuptojne qe cikli i larte shkollor dhe ai i specializimeve nuk eshte i detyruar? Me pak llafe, ose jane te zote dhe kane deshiren per te bere universitet ose nuk e bejne fare. Jam plotesisht dakort qe arsimi i larte te stimulohet duke perkrahuar studentet e shkelqyer ne mesime, kushtet ne konviktet shteterore me te mira, niveli akademik duhet te jete i pershtatshem, kushtet minimale neper fakuletete etj etj. Por keta rrugace qe kane arritur te komunikojne me kryeministrin nuk dijne as qe te zhvillojne me fjali te thjeshta kerkesat e tyre. Lere pastaj edukaten. Ku kane pare keta leshko "studente" qe ti drejtohen nje kryenministri me "ti"? Apo kjo eshte edukata e familjes dhe jo e shkolles.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale