Studim: COVID-19 shkakton rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore

Studim: COVID-19 shkakton rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore, ka treguar një studim i publikuar në revistën shkencore, International Journal of Epidemiology.

Ata të cilët kanë pësuar edhe goditjen më të madhe janë burrat amerikanë, në cilët pati një rënie të jetëgjatësisë prej 2.2 vjet në krahasim me nivelet e vitit 2019, e ndjekur nga meshkujt lituanezë, me një rënie prej 1.7 vjet.  

Të dhënat e siguruara nga 29 shtete, duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kilin, kanë treguar se përparimi në jetëgjatësi është kthyer mbrapsht, si pasojë e pandemisë.

“Fakti që të dhënat tona tregojnë për një ndikim të madh, të lidhur me pandeminë, tregon sa shkatërruese dhe shokuese ka qenë pandemia në shumë shtete”, ka thënë mjekja, Ridhi Kashyap, bashkëudhëheqëse e studimit.

Në 22 nga 29 shtetet e analizuara, jetëgjatësia ka rënë për më shumë se gjashtë muaj, në krahasim me 2019. Në Shtetet e Bashkuara, rritja e vdekshmërisë është raportuar kryesisht te personat nën moshën 60-vjeçare, ndërsa në Evropë, viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60-vjeçare.

Studimi është kryer duke analizuar të dhënat e vitit 2020, gjatë së cilit, 1.8 milion persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë në gjithë botën.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, nga marsi i vitit 2020, kur ka shpërthyer pandemia, e deri më tani, janë regjistruar rreth 4.7 milionë viktima me koronavirus në botë.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë