Studimet. Dhimbjet e shpinës, nga
se vijnë dhe këshillat për tu kurua

Studimet. Dhimbjet e shpinës, nga<br />se vijnë dhe këshillat për tu kurua
Studimet tregojnë se rreth 70% e të moshuarve vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Puna në zyrë dhe qëndrimi ulur për shumë orë, mbajtja e peshave, apo dhe mugesa e aktivitetit fizkik, janë disa nga arsyet që sjellin dhimbjen e mesit.

Në të shumtën e rasteve dhimbjet e shpinës, mund të parandalohen dhe të mbahen nën kontroll nëse trupi është në gjendje të mirë (kur bëhet stërvitje). Është vertetuar se qëndrimi në karrike, në një pozicjon jo të drejtë ndikon në mënyrë direkte për dhimbjet e mesit. “Të gjithë njerëzit kur janë në punë përpiqen të gjejnë pozicjonin ku ndjehen rehat për momentin, pa menduar për dhimbjet e mesit që mund të vijnë më vonë.

Ne kemi studjuar 100 perosona të cilët punoin mesatarisht 6-8 orë ulur në ditë. Nga vështrimi që kemi kryer me këta persona, kemi dalë në përfundime se, 99% e tyre, përpiqeshin të qëndronin në një anë të kompjuterit, ose “shtriheshin”, në karrike, duke qënë se nuk qëndronin dot në një pozicjon gjatë gjithë kohës. Vetëm 1 burrë, 60 vjeç, qëndronte i mbështetur dhe përpiqej që të përputhte gjatë gjithë kohës shpinën me karriken”, - thotë studimi i bërë në Britani.

Por jo vetëm qëndrimi në karrike edhe puna me peshat e rënda ndikon në dhimbjet e mesit. “Puna më e vështirë që sjell preombleme me shpinën është, në nëntokë”,  -thotë studimi. Studjuesit rendisin edhe punën e fshatarve në toka, si shkaktare të dhimbjes së shpinës.

Mbajtja e mesit për shumë orë ulur, ndikon te rruazat që sjelli dhimbje, sidomos gjatë natës. “Shpina është një kolonë kockash, të cilat lidhen së bashku nga muskujt dhe ligament­et dhe janë të ndara nga disqet ndërmjet vertebrave. Rruazat rrethojnë palcën kurrizore e cila është rruga kryesore për marrjen e mesazheve nga truri’, - thonë studime të ndryshme.
 
Ç’është spondiliartroza?
Spondiliartroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. i sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk.

Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje. Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë.

Skematikisht mund të dallosh 2 tipe, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale. Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës.

Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intense. Operacioni. Vetëm një numër i vogël pacientësh me dhimbje shpine kanë nevojë për një operacion . Operacioni i mirënjohur i hernisë diskale duhet ndërmarrë atëherë kur presioni nga shkarja e diskut ndërvertebror është aq i madh sa që kufizon funksionin e nervit.

Kjo shprehet me dhimbje në krahë ose në këmbë, ndonjëherë edhe me çrregullim ndjesish ose me dobësim në rritje të muskulaturës së krahëve ose të këmbëve. Në rast se shfaqet një dobësim i theksuar i muskujve, të shumtën e rasteve duhet operuar shpejt. Si rast urgjent vlen paraqitja plotësuese e problemeve në fshikëzën urinare ose në pjesën e fundit të zorrës së trashë. Në këtë rast duhet operuar sa më parë që të jetë e mundur.
 
Këshillat
Shqipëria ka fatin, që të ketë disa vende me banja termale, të cilat janë këshilla kryesore për çdo të moshuar apo person tjetër që ka dhimbje me mesin
Pas punës këshillohet qëndrimi në një ambjent të ngrohtë dhe të shtriheni në krevat për të paktën një orë, në mënyrë që muskujt të qetësohen
Palestra, vrapi apo ushtrimet e tjera që mbajnë trupin në formë. Gjithashtu këshillohet noti dhe tenisi, si dy mënyrat më efikase

Duhet të shmanget ngritjen e peshave të rënda. Mjekët thonë se trupi i një burri duhet të ngrejë pasha jo më shumë se 50 deri në 60 kilogram
Duhet të shmanget qëndrimi për një kohë të gjatë ulur apo për një kohë të gjatë në këmbë pa lëvizur. Shtylla kurrizore ka nevojë të lëviz
Për dhimbjet e vazhdueshme, studimet këshillojnë, që ti drejtoheni mjekut dhe jo kurave popullore, pasi nuk janë efektive


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë