Shpresat që popullata të krijojë imunitet kundër COVID-19, janë të pakta pas hulumtimeve të institucioneve shëndetësore britanike, që tregojnë se antitrupat zhduken shumë shpejt pas rikuperimit nga sëmundja.
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se numri i njerëzve me antitrupa ka rënë me 26 për qind që kur masat e bllokimit u lehtësuan gjatë verës. Studiuesit e “Imperial College London” morën në shqyrtim 365 mijë njerëz gjatë tre raundeve të testimit midis muajit qershor dhe shtator.
Rezultatet e studimit “REACT-2” treguan se 6 për qind e njerëzve kishin antitrupa ndaj virusit, rreth kohës kur bllokimi u lehtësua përkatësisht në fund të qershorit dhe në fillim të muajit korrik, ndërkohë që në studimin e fundit ajo ra në 4.4 për qind.
Në sajë të studimit u arrit në përfundimin se të rinjtë, ata nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë, aziatikët, pakicat dhe punonjësit e shëndetësisë kishin nivele më të larta të antitrupave.
Rënia e nivelit të antitrupave sugjeron që njerëzit mund të infektohen në mënyrë të vazhdueshme, në një kohë që me afrimin e stinës së dimrit rritet prania e viruseve të tjera.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.4%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2501
Lajme të tjera
-
Qelizat embrionale të njërit sy mund të shërojnë syrin e dëmtuar
20 Gusht 2023, 09:40
-
Pse disa njerëz duken më të vjetër se mosha e tyre? Studimi i bërë me 1 mijë burra dhe gra zbulon të vërtetën
29 Qershor 2023, 09:47
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars 2023, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt 2023, 20:18