Studimi/ Deliri, konfuzioni dhe sjellja e çuditshme te të moshuarit, shenja të Covid

Studimi/ Deliri, konfuzioni dhe sjellja e çuditshme te të moshuarit, shenja të Covid

Sipas një hulumtimi të fundit, deliri, konfuzioni dhe sjellja e çuditshme te të moshuarit mund të jenë shenja të Covid, pavarësisht se pacienti nuk ka simptoma të tilla si kollë, vështirësi në frymëmarrje apo temperaturë

Studimi bën thirrje për më shumë përqendrim për këto simptoma nëpër spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.

Sipas të dhënave rreth 85% e njerëzve të prekur nga Covid kanë ntë paktën një prej simptomave të ditura tashmë, por hulumtimi i ri tregon se grupmosha të caktuara kanë edhe simptoma të tjera si për shembull deliri tek të moshuarit dhe të vjellat dhe diarreja tek fëmijët.

Në studimin e Kolegjit mbrëtërorë në Londër u analizuan të dhëna nga më shumë se 800 njerëz mbi moshën 65 vjeç dhe përfshinin 322 njerëz që ishin shtruar në spital dhe 535 njerëz që kishin përdorur aplikacionin “Studimi i Simptomave të Covid” për të regjistruar simptomat e tyre.

Studiuesit zbuluan se të moshuari e shtruar të në spital kishin shfaqur shenja deliri. Te një në pesë pacientë të prekur me Covid-19, deliri ishte simptoma e tyre e vetme. Gjithashtu edhe të moshuarit mbi 65 vjeç që kishin përdorur aplikacionin, deliri ishte gjithashtu më i zakonshëm.

“Mjekët dhe kujdestarët duhet të kujdesen për çdo ndryshim në gjendjen mendore tek njerëzit e moshuar, të tilla si konfuzion ose sjellje të çuditshme dhe të jenë vigjilentë për faktin se kjo mund të jetë një shenjë e hershme e infeksionit të koronavirusit,” tha Rose Penfold nga King’s College London

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!