Studimi/ Europa ka qëndrime shumë të ndryshme ndaj demokracisë

Studimi/ Europa ka qëndrime shumë të ndryshme ndaj demokracisë

Ekziston "midis Europës veriore dhe jugore një hendek që po bëhet gjithjë e më i madh”, kur bëhet fjalë për besimin tek demokracia dhe rritjen e pakënaqësisë ndaj demokracisë, thotë një raport i Qendrës për të Ardhmen e Demokracisë, në Universitetin e Kembrixhit.

Autorët e studimit shkruajnë, se "polarizimi në rritje në Perëndim, zhgënjimi ekonomik dhe marrja e pushtetit nga partitë populiste, kanë shkatërruar premtimet e insitucioneve demokratike për të ofruar qeverisje që nuk kanë vetëm mbështetje populiste, por që janë të qendrueshme dhe efektive".

"Ndërkohë në vendet në zhvillim ka rënë euforia e viteve të tranzicionit, pas sfidave të korrupsionit tipik për këto vende, konflikteve midis grupeve dhe dhunës urbane, të cilat sabotojnë forcën tërheqëse të demokracisë." Megjithëse studimi nuk merret direkt me identifikimin e rasteve, në të thuhet se krizat afatshkurtëra si "lëkundjet ekonomike, skandalet e korrupsionit, dhe krizat politike”, kanë "ndikim direkt të vëzhgueshëm në nivelin mesatar të pakënaqësisë qytetare.” Po ashtu, kriza ekonomike e vitit 2008 dhe kriza e refugjatëve më 2015, shihen si faktorë, të cilat studimi i quan „depresivë”.

"Unë mendoj se ne duhet të shqetësohemi", thotë Severin Schmidt, analist politike në Fondacionin gjerman Friedrich Ebert (FES), i cili ka publikuar vitin e kaluar një studim të ngjashëm në Gjermani. "Unë nuk mendoj se demokracia është në rrezik, por rënia e besimit e bën më të vështirë për shembull krijimin e koalicioneve qeveritare. Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme tani është të imponohen politika që ofrojnë ndryshime reale. Unë mendoj se ekziston ndjeshmëri e madhe ndaj asaj që duhet dhe nuk duhet të bëjë politika.”

Konvergjenca e pakënaqësisë

Studimi i Kembrixhit vëren aktualisht nivelin më të lartë të pakënaqësisë globale që ekziston ndaj demokracisë, që kur ka filluar të bëhet studimi në vitin 1995. Në përgjithësi, njerëzit në demokracitë e zhvilluara të Europës, Amerikës Veriore, Azisë Verilindore dhe Australazisë janë shumë më pak të kënaqur se në vitet 1990. Në vitet nëntëdhjetë dy të tretat e popullsisë ndihej e kënaqur, tani ky nivel ka rënë në më pak se gjysma.

Por ka pasur po ashtu një konvergjencë të përgjithshme të pakënaqësisë në botë, sepse në "demokracitë në zhvillim” në rajone si Europa Lindore dhe Amerika Latine, ku sistemet demokratike janë relativisht të reja, ka pasur rritje më të ngadaltë të pakënaqësisë. Me fjalë të tjera, qëndrimi ndaj demokracisë ka filluar të bëhet njësoj në të gjithë botën.

Në Europë, sipas studimit, nuk është hera e parë që Europa konfrontohet me këtë sëmundje. Në fakt është hera e tretë që shfaqet në 50 vitet e fundit. Duke krahasuar të dhënat e veta dhe të dhëna të tjera, studimi ka nxjerrë në pah se ka patur rritje të ngjashme të pakënaqësisë relative ndaj demokracisë në vitet e 1970-të, dhe pas recesionit në vitet e 1990-të. Faza aktuale e divergjencës ka filluar në eurozonë pas vitit 2009. Në të gjitha tri fazat pakënaqësia ka qenë në maksimumin e 50 përqindëshit.

Vazhdimi i pabarazisë, pa tronditje të mëdha

Sidoqoftë, raporti bën të ditur se në periudhën aktuale pakënaqësia "ndihet më keq” se në dy periudhat e para. Divergjenca e viteve 1990-të zgjati vetëm tre vjet, nga 1992 deri 1994 dhe qëlloi në mes të dy periudhave të optimizmit. Raporti vëren ndryshim të madh dhe serioz midis dy zonave të Europës: një "zonë dëshpërimi” në Francë dhe Europën Juglindore përballë "një zone vetëkënaqësie” në Gjermani, Skandinavi dhe Holandë.

1580622099_Screenshot8.jpg

Si dëshmi për këtë raporti përmend zgjedhjet europiane të 2019, ku "partitë që janë kundër sistemit morën vende në parlament në Francë, Itali, Spanjë dhe Greqi, por patën më pak sukses në veri të Europës. Studimi në përgjithësi përputhet me një raport të publikuar nga Fondacioni gjerman Friedrich Ebert (FES) gushtin e kaluar, i cili vëren se vetëm 46.6% e gjermanëve janë të kënaqur me funksionimin e demokracisë, një nivel që ka qenë kaq i ulët vetëm në vitin 1997. Kjo shifër është në ish-Gjermaninë Lindore më pak se 35.6%.

Por, sipas Schmidt, drejtues projekti për studimin e vitit të kaluar të FES, faktori më i rëndësishëm nuk është kriza politike, si për shembull fluksi i refugjatëve të ardhur, por është pabarazia e vazhdueshme materiale. "Për ne ekziston një lidhje e qartë midis pabarazisë sociale dhe humbjes së besimit,” i tha ajo Deutsche Welle-s. "Në Gjermani kemi gjithnjë të bëjmë me këtë gjë. Besimi tek demokracia është rritur në vitet e 1950-të dhe 1960-të, me zhvillimin ekonomik dhe mundësinë që shumë njerëz të përfitonin prej saj.

"Në Gjermani, pakënaqësia ndaj sistemit të sigurisë sociale, është rritur bashkë me demokracinë”, shton Schmidt. "Njerëzit në Gjermnai presin shumë të tepër nga shteti se sa në vendet e tjera, njerëzit presin më shumë që shteti të ndërhyjë, kjo është një gjë e veçantë këtu.”

Nga kriza deri te kënaqësia

Studimi i Kembrixhit, për të cilin janë pyetur njerëz në 154 vende të botës, i ka ndarë vendet në katër kategori sa i përket raportit që kanë me demokracinë: në krizë, të sëmurë, të shqetësuar dhe të kënaqur. Shumica e vendeve bëjnë pjesë në dy kategoritë e mesit: Gjermania së bashku me "demokracitë e reja” të Europës Qendror edhe Lindore bën pjesë në kategorinë "të shqetësuar”, ndërkohë që Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Spanja, Italia dhe Franca janë radhitur në kategorinë "të sëmurë”. Sa i përket përqindjes së popullsisë "të shqetësuar” ka qenë kategoria më e madhe, që përfaqëson 1,09 miliardë njerëz.

Të vetmet vende që konsiderohen "të kënaqur” me demokracinë janë Zvicra, Danimarka, Luksemburgu, Norvegjia, Kolumbia, Peruja, Ukraina dhe Venezuela./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024