Studimi/ Europianët e zhgënjyer nga politika! Gjysma e italianëve: Më mirë një robot se sa politikanë

Dashuria e italianëve për sportin dhe makaronat është epike, sa është bërë pjesë e literaturës mbarëbotërore, por edhe urrejtja e tyre ndaj politikanëve është për rekorde të reja. Përveçse nuk i kanë qejf politikanët e vet, gjysma e italianëve janë të gatshëm që të kenë më mirë një robot në Kuvend, se ligjvënësit e tyre.

Rezultate e një studimit në Universitetin Ndërkombëtare të Spanjës, janë botuar “La Republica”, ku thotë se evropianët janë thellësisht të zhgënjyer nga veprimet e politikanëve të tyre, deri në atë pikë sa të mendohet se sistemet e inteligjencës artificiale mund të zëvendësojnë shumë mirë parlamentarët.

Në total, u intervistuan 2769 persona nga 11 vende. Në Evropë, 51% thanë se ishin në favor të një opsioni të tillë; në Itali 59% thanë po. Spanjollët janë edhe më skeptikë: 66% do të preferonin një algoritëm në vend të parlamentarëve në mish.

Studiuesit nxorën në pah edhe arsyet që çojnë në këtë përfundim, që sipas tyre polarizimi i madh politik dhe ballkanizimi i internetit janë ndër arsyet kryesore. Ata ngrenë një shqetësim të madh për perëndimin në vijim, pasi, sipas tyre, po jetojmë në vitet e humbjes së besimit te demokracia si një formë qeverisjeje.

Megjithatë, në disa vende evropiane, mosbesimi ndaj politikës është më pak i theksuar. Në Mbretërinë e Bashkuar, 69% e njerëzve janë kundër zëvendësimit të deputetëve nga Inteligjenca artificiale, 56% e holandezëve dhe 54% e gjermanëve thonë jo gjithashtu. Ndërkohë, tre të katërtat e kinezëve i thonë po inteligjencës artificiale në Parlament

Opinionet gjithashtu ndryshojnë sipas grupmoshave. Të rinjtë janë më të hapur ndaj hipotezës së robotikës në Parlament, ndërsa ata mbi 55 janë më shpesh kundër. Nëse do të bënim një sondazh të tillë në Shqipëri, si do të dilte vallë? A duan shqiptarët t’i zëvendësojnë deputetët e tyre?

Përgatiti për Shqiptarja.com, Sebastian Zonja

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?