Studimi/ 'Foshnjat e pandemisë' Covid-19 kanë dy ndryshime biologjike 'magjepëse'

Studimi/ 'Foshnjat e pandemisë' Covid-19  kanë dy ndryshime biologjike 'magjepëse'

Periudha e karantinës ka çuar në ndryshime biologjike “magjepëse” në trupin e foshnjave që kanë lindur në këtë kohë. Sipas një studimi në të botuar në revistën “Alergy” këto ndryshime mund t'i ketë  mbrojtur ata nga sëmundjet dhe alergjitë.

Ata theksojnë se përfitimet shëndetësore të zorrëve  janë si rezultat i izolimit gjatë Covid-19, duke përfshirë shkallën më të ulët të infeksionit, përdorimin e mëvonshëm të antibiotikëve dhe kohëzgjatjen e dhënies së gjirit.

Studiuesit besojnë se kjo bëri që 'foshnjat Covid' të kenë shkallë më të ulët se sa pritej të kushteve alergjike, siç janë alergjitë ushqimore, krahasuar me foshnjat para pandemisë.

Ata analizuan mostrat e jashtëqitjeve nga 351 foshnja irlandeze të lindura në tre muajt e parë të pandemisë, midis marsit dhe majit 2020, dhe i krahasuan ato me mostrat nga foshnjat e lindura para pandemisë. Gjithashtu u përdorën dhe  pyetësorë online për të mbledhur informacion mbi dietën, mjedisin në shtëpi dhe shëndetin. Mostrat e jashtëqitjes u mblodhën në 6, 12 dhe 24 muaj dhe testimi i alergjisë u krye në 12-24 muaj.

Të porsalindurit nga periudha e  Covid u zbuluan se kishin më shumë mikrobe të dobishme të marra nga nëna e tyre pas lindjes, të cilat mund të vepronin si një mbrojtje kundër sëmundjeve alergjike. Nëse individët kanë një mikrobiomë të dëmtuar të zorrëve, kjo mund të çojë në zhvillimin e alergjive ushqimore.

Foshnjat e lindura në pandemi kishin shkallë më të ulët të alergjive: Rreth 5% e foshnjave kishin zhvilluar një alergji ushqimore në moshën një vjeçare, krahasuar me 22.8% në foshnjat para Covid.

Studimi zbuloi gjithashtu se foshnjat e lindura gjatë karantinës  kishin më pak infeksione, sepse nuk ishin të ekspozuar ndaj mikrobeve dhe baktereve.

Kjo do të thoshte se ata kishin nevojë për më pak antibiotikë - të cilët vrasin bakteret e mira - duke çuar në një mikrobiom më të mirë.

Foshnjat e pandemisë gjithashtu ushqeheshin me gji për më gjatë, gjë që ofroi përfitime shtesë. Nga foshnjat Covid, vetëm 17%e foshnjave kishin nevojë për një antibiotik deri në moshën një vjeçare.

Ndërkohë, në grupin para pandemisë, 80% e foshnjave kishin marrë antibiotikë në 12 muaj. Pediatri Jonathan Hourihane, ka rrëfyer se ky studim ofron një perspektivë të re mbi ndikimin e izolimit social në jetën e hershme në mikrobiomën e zorrëve.

Studiuesit shpresojnë ti testojnë përsëri fëmijët kur të jenë pesë vjeç për të parë nëse ka ndonjë ndikim afatgjatë të ndryshimeve të hershme në mikrobiomën e zorrëve, raporton Daily Mail.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

PD i përgjigjet sulmeve të Metës, risjellë akuzat e tij për Berishën: E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin

PD i përgjigjet sulmeve të Metës, risjellë akuzat e tij për Berishën: E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin