Akademia e Shkencave: Mbi 73% e popullsisë e imunizuar ndaj COVID deri më tani! Duhet një dozë e tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët, të vaksinohen me 1 dozë të miturit mbi 12 vjeç

TIRANË- Akademia e Shkencave ka nxjerrë një studim të ri, sipas së cilëve 73.3% e popullsisë ka arritur imunizimin ndaj virusit COVID-19. Ky është rezultati i studimit të fazës së tretë, që përkon në periudhën 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021, ku morën pjesë 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave të mjekëve të familjes.

Ajo që është interesante në këtë studim, është rekomandimi për vaksinimin e 12 vjeçarëve me një dozë të vetme vaksine, e ndërsa për 60-vjeçarët rekomandojnë marrjen e një doze të tretë. Nisur nga fakti që vaksinimi i 12-vjeçarëve është një temë e cila ka ndezur shumë debat në mbarë botën, në këtë studim specifikohet që duhet të vaksinohen vetëm ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike.

“Për të parandaluar reinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare.

Gjithashtu të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratuara për këto mosha. Siç sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore. Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç t'u rekomandohet prindërve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike”, thuhet në njoftim.

Në studimin e fundit të bërë nga Akademia e Shkencave, që daton në dhjetor të 2020, thuhej se 50% e popullsisë në Tiranë e kanë kaluar COVID,  e ndërsa referuar studimit të korrikut 2021 thuhej se 6-7% e banorëve në kryeqytet ka fituar imunitet ndaj COVID-19! Megjithatë, me këto shifra nuk kanë qenë dakord një pjesë e mjekëve, pasi sipas tyre është marrë për bazë një kampion shumë i vogël për të dalë në një përfundim të tillë.  

 

Studimi i Akademise se Shkencave

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento

Komente

  • Pensionisti: 20/09/2021 10:50

    Doza e trete per 60 vjecare e lart duhet qe ti qerojne sa me shpejt ne menyre qe ti heqin nga skema e pensioneve ky ne fakt eshte udhezim po ashtu edhe vaksinimi i femijeve behet per sterilizimin e tyre ne menyre qe edhe ata kur te arrijne moshen e riprodhimit te mos jene ne gjendje te riprodhohen sepse keshtu ka urdheruar Organizata Boterore jo me e Shendetesise por e planifikimit te popullsise Boterore.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Vaksina e gripit dhe ajo e COVID mund të bëhen në një kohë, mjekja: Grupet e riskut duhet ta kryejnë vaksinën e gripit