Studimi i ministrisë së Shëndetësisë në Izarel: Doza e tretë e Pfizer redukton ndjeshëm rrezikun e infektimit

Studimi i ministrisë së Shëndetësisë në Izarel: Doza e tretë e Pfizer redukton ndjeshëm rrezikun e infektimit

Foto ilustruese

Doza e tretë e vaksinës Pfizer ul ndjeshëm rrezikun e infektimit nga Covid-19. Ky është rezultati i në studimi të kryer nga Ministria e Shëndetësisë dhe të botuar në revistën “Neë England Journal of Medicine”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, 12 ditë pas injektimit të 3 dozave Pfizer, shkalla e infeksionit ulet me 11.3 herë se sa me dy doza, ndërsa rreziku për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore në rast infektimi zvogëlohet me 19.5 herë.

Gjetjet sugjerojnë se doza e tretë rrit imunitetin rreth dhjetëfish në krahasim me ata që kishin marrë vetëm dy doza të vaksinës të paktën pesë muaj më parë.

Studimi është kryer nga data 30 Korrik deri më 31 Gusht dhe kanë marrë pjesë 1.13 milionë qytetarë mbi 60 vjeç. Këta pacientë kishin përfunduar imunizimin 5 muaj më parë dhe ishin ndarë në dy grupe: ata që kishin bërë dy doza dhe pjesa tjetër të vaksinuar me 3 doza.

Në studim thuhet se doza e tretë e Pfizer, në raport me variantin Delta të Covid-19, do të rriste efikasitetin e vaksinës në 95%.

Deri në fund të marsit 2021, më shumë se gjysma e popullsisë së Izraelit u vaksinua me dy doza të vaksinës Pfizer-BioNTech-shumë javë para shumicës së vendeve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv