Studimi, ilaçi i kompanisë GSK i efektshëm kundër variantit Omicron

Studimi, ilaçi i kompanisë GSK i efektshëm kundër variantit Omicron

Prodhuesi britanik i barnave, GSK

Prodhuesi britanik i barnave, GSK tha të martën se terapia e saj e bazuar në antitrupat e COVID-19, e krijuar në partneritet me firmën amerikane “Vir Biotechnology” është efektive kundër të gjitha mutacioneve të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, duke cituar të dhëna të reja nga studimet në fazat e hershme.

Të dhënat, që pritet të publikohen në një revistë mjekësore, tregojnë se trajtimi me ilaçin sotrovimab është efektiv kundër të 37 mutacioneve të identifikuara deri më tani në proteinën e koronavirusit, thuhet në një deklaratë të kompanisë GSK.

Javën e kaluar, një tjetër studim tregoi se ilaçi ishte i efektshëm kundër mutacioneve kryesore të variantit Omicron. Ilaçi sotrovimab është krijuar me aftësinë për t'u ngjitur në sipërfaqen e proteinës së koronavirusit, por studiuesit mësuan se Omicroni është një variant me një numërjashtëzakonisht të lartë mutacionesh në atë proteinë.

"Këto të dhëna paraklinike (që nuk janë të bazuara tërësisht në prova klinike) demonstrojnë potencialin që terapia monoklonal me antitrupa është efektive kundër variantit të fundit, Omicronit, dhe të gjitha varianteve të tjera të klasifikuara si shqetësuese deri më tani nga OBSH-ja", tha shefi i kompanisë GSK për shkencën, Hal Barron.

Kompanitë GSK dhe Vir Biotechnology kanë krijuar të ashtuquajturat pseudoviruse që shfaqin mutacione të mëdha të koronavirusit në të gjitha variantet e dyshimta që janë shfaqur deri më tani, dhe kanë kryer teste laboratorike lidhur me reagimin e tyre ndaj trajtimit me ilaçin sotrovimab./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet