Studimi në Britaninë e Madhe, medikamenti për artritin ul rrezikun e vdekjes tek pacientët e infektuarve me COVID

Studimi në Britaninë e Madhe, medikamenti për artritin ul rrezikun e vdekjes tek pacientët e infektuarve me COVID

Medikamenti për artritin e prodhuar nga kompania Roche Holding AG ul rrezikun e vdekjes për pacientët e intektuar nga koronavirusi. Ky është rezultati i një studimi të realizuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas këtij studimi, pacientët të cilët morën këtë medikament, kishin 14% mundësi më pak të ndërronin jetë brenda 28 ditëve se sa ata që morën trajtimin ndaj koronavirusit.

Më shumë se 4.000 vullnetarë në studim ishin të sëmurë rëndë, me prova të inflamacionit dhe kishin nevojë për oksigjen. Rezultatet tregojnë se për çdo 25 pacientë të tillë të trajtuar me Actemra, i njohur gjithashtu si tocilizumab, një jetë do të shpëtohej.

"Ky është një lajm i mirë për pacientët dhe për sistemin shëndetësor" , tha në një konferencë Martin Landray , një profesor i mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit i cili ndihmoi në udhëheqjen e studimit.

Studimi do të ndihmojë mjekët të kuptojnë rolin e Actemra pasi një sërë provash më të vogla të kohëve të fundit kthyen rezultate të ndryshme. Duke u përballur me një rritje të të infektuarve me COVID, Britania filloi të përdorë këtë medikament gjatë muajit të kaluar.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Breaking News': Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

'Breaking News': Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike