Studimi: Nëse flini më shumë se 8 orë rrezikoheni nga sëmundjet kardiovaskulare

Studimi: Nëse flini më shumë se 8 orë rrezikoheni nga sëmundjet kardiovaskulare

Foto ilustruese

Studimet e reja tregojnë se nëse flini më shumë se 8 orë, mund të keni probleme serioze në zemër.

Një studim i botuar në revistën “European Heart” zbuloi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në ditë kanë më shumë mundësi të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose nga bllokimi i enëve të gjakut në tru, krahasuar me ata që flenë mesatarisht nga 6 deri në 8 orë.

Sipas "The Independent", sondazhi u krye në 116 mijë të anketuar, të moshës 35 deri në 70-vjeç, në 21 vende të botës.

Studimi u bë për tetë vite sa zgjati, 4.365 njerëz vdiqën me probleme serioze të zemrës.

Gjumi është thelbësor për shëndetin e njeriut dhe mesatarisht, çdo person kalon një të tretën e ditës së tyre duke fjetur”, thanë studiuesit.

Në krahasim me ata që flinin mesatarisht nga 6 deri në 8 orë, ata që flinin 8 dhe 9 orë, kanë 5% më shumë shanse për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Ata që flenë mesatarisht 9 ose 10 orë kanë një shans 17% më të madh për të patur një sëmundje të zemrës.

Për ata që flenë më shumë se 10 orë, kjo përqindje rritet ndjeshëm, pasi kanë një shans 41% që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ju nuk duhet të flini  më pak se 6 orë, pasi edhe atëherë jeni 9% në rrezik për sëmundje kardiovaskulare.

Përfundimi i studimit është se njerëzit mesatarisht duhet të flenë 6 deri në 8 orë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid