Studimi: Njerëzit që kanë kaluar COVID-in mund të mos kenë mbrojtje ndaj Omicron-it

Studimi: Njerëzit që kanë kaluar COVID-in mund të mos kenë mbrojtje ndaj Omicron-it

Foto ilustruese

Shkencëtarët nga Afrika e Jugut po paralajmërojnë se ri-infeksionet mes njerëzve që tashmë kanë kaluar COVID-19 duket se kanë më shumë gjasa të jenë me variantin e ri Omicron sesa me mutacionet e mëparshme të koronavirusit.

Një grup kërkimor që ka gjurmuar ri-infeksionet në Afrikën e Jugut, ka raportuar një rritje të tyre me ardhjen e Omicron-it që ata nuk e kishin parë kur dy variantet e mëparshme, përfshi variantin tepër ngjitës Delta, mbizotëruan vendin.

Gjetjet, të postuara në internet të enjten, janë paraprake dhe nuk i janë nënshtruar ende një shqyrtimi shkencor. Studiuesit nuk thanë gjithashtu se çfarë përqindje e ri-infeksioneve u konfirmuan si raste me Omicron - ose nëse ato shkaktuan sëmundje serioze.

Por koha e rritjes së ri-infeksioneve sugjeron se Omicroni "demonstron prova të konsiderueshme për shmangien e imunitetit të krijuar nga infeksioni i mëparshëm", shkruajnë shkencëtarët.

"Infeksioni i mëparshëm mbronte kundër variantit Delta dhe tani me Omicron nuk duket se ndodh e njëjta gjë," tha hulumtuesja Anne von Gottberg nga Universiteti i Witwatersrand, në një konferencë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të enjten.

Studimi gjithashtu nuk shqyrtoi mbrojtjen e ofruar nga vaksinimi. Vaksinat nxisin shtresa të ndryshme të përgjigjes imunitare, disa për të shmangur infeksionin dhe të tjera për të parandaluar sëmundje të rënda nëse dikush infektohet.

“Ne besojmë se vaksinat megjithatë do të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda”, tha von Gottberg.

Varianti më i ri u zbulua pak më shumë se një javë më parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhe Botsvana, dhe tani është gjetur në shumë vende. Mbeten shumë të panjohura në lidhje me variantin e ri, përfshi nëse është më ngjitës, siç dyshojnë disa autoritete shëndetësore, nëse ai i sëmur njerëzit më rëndë dhe nëse mund të mos ndikohet nga vaksina.

Por është e rëndësishme të mësohet se sa mbrojtje ofrohet nga infeksionet e mëparshme, veçanërisht në ato pjesë të botës ku pjesa më e madhe e popullsisë mbetet për t'u vaksinuar.

Studimi sugjeron se "Omicron do të jetë në gjendje të kapërcejë imunitetin natyror dhe ndoshta atë të krijuar nga vaksina në një shkallë të konsiderueshme", tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, në një përgjigje me shkrim ndaj gjetjeve të studimit./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 03/12/2021 20:10

    Me pak gjlale siste imunitar i njeriut qe eshte zhvilluar ne miliona vite sna qenka ne gjendje rfhe ose d njeh virusin, o po ra e kaloi nje hete ndetsa valsina artificiale qe nuk permban virus te dobsuar kta hamendesojne se do mbroje. Kta shkencetare jan kazan rrogetate. Ose kto viruse te reja po hidhdn ne treg njelloj si 30 vjet Md pare kur plasi interneti dheskishte antivirus etj. Pasi njeriu te marre disa vite vaksina te tilla i rrofte sistemi imunitar se do jete dobesuar dhe mbetet peng i bizmesit. Nuk la md shkence kur fondet jane private kerkimet te paguara per nje tezultat dpecifik.

    Përgjigju
  • Turi: 03/12/2021 19:49

    Atehere dhe vaksina nuk mund te mbroj po eshte keshtu sepse vaksina eshte bere per variantet e tjera dhe jo per omegen . Por mendimi im eshte qe akoma nuk di njeri gje per variantin e ri dhe fillojne spekulimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit