Studimi: Njerëzit shpenzuan 5 orë në ditët në celularët e tyre në 2021! Aplikacioni më i popullarizuar, 'Tik Tok'

Studimi: Njerëzit shpenzuan 5 orë në ditët në celularët e tyre në 2021! Aplikacioni më i popullarizuar, 'Tik Tok'

Foto ilustruese

Njerëzit po i kushtojnë më shumë se kurrë më parë kohë telefonave të tyre celularë, duke shpenzuar mesatarisht pothuajse pesë orë në ditë në celularët e tyre në vitin 2021, 30% më shumë se në 2020, duke u angazhuar në aplikacione të ndryshme. Kjo do të thotë se ata kalojnë pothuajse një të tretën e kohës së tyre zgjuar.

Çdo minutë konsumatorët në botë “shkarkojnë” më shumë se 435,000 aplikacione dhe në vitin 2022 pritet një rekord i ri. Raporti "State of Mobile" vlerëson se në vitin 2021 përdoruesit "shkarkuan" 230 miliardë herë të gjitha llojet e aplikacioneve në celularët e tyre dhe shpenzuan 170 miliardë dollarë për t'i blerë ato që nuk ishin falas.

Aplikacioni më i popullarizuar për "shkarkim" ishte Tik Tok, në të cilin përdoruesit shpenzuan vitin e kaluar pothuajse dy herë më shumë kohë sesa në 2020. Pritet që në ë gjysmën e dytë të 2022 Tik Tok do t'i kalojë 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.

"Ekrani i madh po vdes ngadalë pasi telefonia celulare vazhdon të thyejë rekorde në çdo kategori për sa i përket kohës, shkarkimeve të aplikacioneve dhe të ardhurave," tha CEO i 'App The Annie' Theodore Krantz.

Në vitin 2021, u publikuan rreth dy milionë aplikacione të reja celulare dhe video lojëra celulare. YouTube është aplikacioni më i popullarizuar për streaming video të gjithë botën, ndërsa Netflix ishte në vendin e dytë.

Përdoruesit kanë shpenzuar 116 miliardë dollarë për lojëra celulare. Reklamimi në celular po ecën gjithashtu shumë mirë, me shpenzimet globale që tejkalojnë 295 miliardë dollarë në 2021 dhe pritet të arrijnë në 350 miliardë dollarë në 2022.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin