Studimi: Paracetamoli mund të shërojë një ndërlikim në zemër të foshnjave me lindje të hershme

Studimi: Paracetamoli mund të shërojë një ndërlikim në zemër të foshnjave me lindje të hershme

Foto ilustruese

Një ndërlikim i zakonshëm për foshnjat e hershme ose me peshë të vogël është arteriosus duktus patentë (PDA).

Sa efektiv dhe i sigurt është paracetamoli, i cili ka veti të dobëta anti-inflamatore, në krahasim me placebo (një substancë pa efekt terapeutik aktiv), ose pa ndërhyrje, ose ilaçe anti-inflamatore tek foshnjat e parakohshme apo me peshë  të ulët pas lindjes?

Qarkullimi i gjakut tek mushkëritë jo-funksionuese është i panevojshëm para lindjes, pasi furnizimi me gjak i fetusit oksigjenohet përmes placentës.

PDA është një enë e gjakut e përkohshme e fetusit që lidh arteriet pulmonare me aortën.

Ndonjëherë ajo mbetet e hapur për shkak të fazës së papjekur të zhvillimit të fëmijës.

 Një PDA mund të çojë në komplikime të rrezikshme për jetën.

Sipas "Chocrane", trajtimi i zakonshëm për PDA ka qenë medikamentet indomethacina ose ibuprofen të cilat pengojnë prodhimin e prostaglandinave dhe mundësojnë  mbylljen e PDA.

Kohët e fundit paracetamoli (acetaminofeni), një ilaç i përdorur zakonisht për të trajtuar ethe ose dhimbje tek foshnjat, fëmijët dhe të rriturit, është sugjeruar si një alternative për ibuprofen, me më pak efekte anësore.

Një numër i raporteve të lëndëve dhe rastesh kanë sugjeruar që paracetamoli mund të jetë një alternativë për të rregullkuar problemin.

Saktësisht se si funksionon paracetamoli për të mbyllur PDA nuk dihet, por me siguri përfshin frenimin e sintezës së prostaglandinës.

Prostaglandinat janë komponime kimike të cilat bëhen në të gjithë trupin, kudo që dëmtohen indet e buta, dhe prodhimi i tyre sinteza luan një rol kryesor në proceset e shërimit.

Ata dihen se luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e hapur të duktus arteriosus, kështu që ulja e prodhimit të tyre do të sillte mbylljen e arterieve duktus.

U identifikuan gjithësej tetë studime që regjistruan 916 foshnje të parakohshme dhe krahasuan efektivitetin dhe sigurinë e paracetamolit kundrejt ibuprofen, indomethacin ose placebo në trajtimin e një PDA-je në jetën e hershme.

Kur u kombinuan rezultatet e studimeve të përfshira, shkalla pozitivitetit për paracetamolin për të mbyllur një PDA ishte më e lartë se ajo e placebo dhe e ngjashme me atë të ibuprofen e indomethacin.

Paracetamoli duket se ka më pak efekte të dëmshme në funksionet e veshkave dhe të mëlçisë.

Në një studim të vogël të  fëmijëve deri në moshën 18 deri në 24 muaj, nuk pati ndonjë ndryshim në dëmtimin e neuro-zhvillimit.

Sipas studiuesve, Paracetamoli duket se është një alternative premtuese pas indomethacin dhe ibuprofen për mbylljen e një PDA me ndoshta më pak efekte të kundërta.

Studime shtesë që testojnë këtë ndërhyrje dhe duke përfshirë përcjelljen afatgjatë janë të nevojshme para se paracetamoli të mund të rekomandohet si trajtim standard për një PDA tek foshnjat e parakohshme.

Për shkak të raporteve për një lidhje të mundshme midis paracetamolit parahatsal dhe zhvillimit të çrregullimit të spektrit autik ose autizmit në fëmijëri dhe vonesësë gjuhësore te vajzat, përcjellja afatgjatë deri në moshën pas lindjes së paku 18 deri në 24 muaj duhet të përfshihet në çdo studim të paracetamolit në popullatën e porsalindur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen