Studimi, rekord lindjesh me binjakë në botë, 1/3 më shumë se në vitet 80-të

Në botë janë regjistruar më shumë lindje binjakësh se kurrë më parë, por hulumtuesit thonë se ky mund të jetë kulmi dhe se një trend i tillë mund të ketë rënie në vitet e ardhshme.

Rreth 1.6 milion binjakë linden në botë çdo vit apo një në çdo 42 fëmijë, shkruajnë mediat britanike.

Shtyrja e kohës për t’u bërë prindër dhe teknikat mjekësore si fertilizimi kanë ndikuar që shkalla e lindjeve me binjakë të rritet me një të tretën që nga vitet ’80-të.
Megjithatë, kjo dukuri tani e tutje mund të shënojë rënie, sepse çiftet po synojnë të lindin nga një fëmijë, duke qenë se kjo është më pak e rrezikshme.

Sipas një hulumtimi botëror në revistën “Human Reproduction”, shkalla më e lartë e lindjeve me binjakë ka ardhur si rezultat i shtimit të këtyre lindjeve në të gjitha rajonet gjatë 30 viteve të kaluara, duke nisur nga rritja për 32 për qind në Azi deri te rritja për 71 për qind në Amerikën Veriore.

Studiuesit mblodhën informacion mbi normat e lindjeve në 165 vende nga 2010 deri në 2015, dhe i krahasuan ato me normat e lindjeve nga 1980 deri 1985.

Numri i binjakëve të lindur për një mijë lindje është veçanërisht i lartë në Evropë dhe Amerikën e Veriut  dhe në të gjithë botën është rritur nga nëntë në 12 për çdo 1000 lindje.

Normat e binjakëve në Afrikë kanë qenë gjithmonë të larta dhe nuk kanë ndryshuar shumë gjatë 30 viteve të fundit, gjë që mund të jetë si rezultat i rritjes së popullsisë. Afrika dhe Azia përbëjnë rreth 80% të të gjitha lindjeve binjake në botë aktualisht.

Gratë që zgjedhin të krijojnë familje më vonë, përdorimi i shtuar i kontracepsionit dhe pjelloria më e ulët gjithashtu luajnë një rol, të rëndësishëm në këtë gjë. Binjakët kanë më shumë ndërlikime gjatë lindjes, kanë lindur shpeshherë të parakohshëm dhe kanë pesha më të ulëta lindjeje dhe ritme më të larta lindjesh akoma. Studimi zbuloi se fati i binjakëve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ishte më shqetësues. Në veçanti në Afrikën nën-Sahariane,  ku shumë binjakë do të humbasin  jetën në vitin e parë të jetës - më shumë se 200,000 çdo vit.

Duke parë përpara, studiuesit thonë se India dhe Kina do të luajnë një rol të madh në normat e binjakëzimit në të ardhmen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës