Studimi: Rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore tek adoleshentët, më të prekura femrat

Studimi: Rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore tek adoleshentët, më të prekura femrat

Një studim për adoleshentët ka nxjerrë në përfundim se rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore dhe më shumë të prekura janë femrat . Rrjetet sociale shkaktojnë  depresion,  ankthi deri në pagjumësi, stresi kronik dhe mungesa e vetëbesimit. Këto janë disa prej efekteve negative që shkaktohen mbi të gjitha tek vajzat adoleshente nga përdorimi i vazhdueshëm i medies sociale, sipas një studimi të publikuar në “The Lancet Child & Adolescent Health” dhe të realizuar nga “UCL Great Ormond Street Institute of Child Health” në Londër.

Studimi u zhvillua me intervisave direkte nga  10 000 adoleshentë të moshës 13-16 vjeç dhe tregon se sa të lidhur janë ata me rrjetet sociale, “Facebook”, “Instagram”, “ËhatsApp”, “Tëitter” dhe “Snapchat”.  

 Gati 60% e impaktit psikologjik  vjen nga ekspozimi i tyre i lartë ndaj bulizmit kibernetik dhe të mungesës së aktiviteteve më të shëndetshme. Këto adoleshente flenë më pak, flenë keq dhe bëjnë pak ushtrime fizike dhe jetë në ajër të hapur. Këta faktorë psikologjikë negativ që vijnë nga përdorimi i rrjeteve sociale, nga ana tjetër influencojnë vetëm  12%  meshkujt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit